Bujanoc – Beograd – Në ambientet e Konferencës së përhershme të qyteteve dhe komunave në Beograd u mbajt seanca konstituive e Kryesisë së Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave, ku Komuna e Bujanocit u përfaqësua nga Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës. Bujanoc, Sali Salihi.

Në këtë seancë u nënshkrua plani Aksionar vjetor me Ambasadën e Francës në Beograd, si dhe Marrëveshja për bashkëpunim me Byronë Republikane të Statistikave. U zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave.
Në dhjetor të vitit të kaluar, komuna e Bujanocit për herë të parë u bë pjesë e kryesisë së Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave.
Burimi: Komuna e Bujanocit, Trupi Koordinues