Preshevë – Beograd – Në ambientet e Zyrës për të Rinjë u mbajt një mbrëmje poetike në mbështetje të poetëve të rinj. Ky aktivitet është organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve ”Feniks” në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore të komunës së Preshevës.

Aktiviteti kishte karakter garues, ku gjatë javëve të kaluara nxënësit dërguan këngë, ndërsa në kuadër të mbrëmjes poetike u shpallën fitues në disa kategori. Fituesit u renditën me çmimin e parë, çmimin nxitës dhe çmimin nga kategoria e këngës më prestigjioze. Punimet e përzgjedhura që kanë fituar çmime janë:
1. Elton Mehmeti VI-3 "Prof Ibrahim Kelmendi" – Gjuha shqipe.
2. Anesa Lutfiu VIII-8 “Selami Halaci” – Jeta dhe vdekja.
3. Lisa Salihu IV-4 "Prof Ibrahim Kelmendi" – Aroma e vendit tim.
Burimi: ZPR Preshevë, Trupi Koordinues