Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Pensionistët në Serbi do të marrin me rritje pensionin në tetor, i cili u paguhet në muajin nëntor.
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Pensionistët në Serbi do të marrin me rritje pensionin në tetor, i cili u paguhet në muajin nëntor.
Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar një projektligj që do të shfuqizojë Ligjin për Reduktimin e Pensioneve jo më vonë se 30 shtatori 2018.
Do të ndryshohet edhe mënyra e llogaritjes së shumës së pensionit të parakohshëm të moshës së vjetër për personat e siguruar të cilëve sigurimi i llogaritet me kohëzgjatje të rritur (të ashtuquajtur stazh me beneficion), gjegjësisht për ata që shkojnë në pension të parakohshëm, duke zvogëluar shumën e pensionit.
Burimi: Ritmi RTV dhe Trupi Koordinues











