25.12.2025.

Konkurse

Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që nga viti 2009 zbaton konkurse. Konkurset shpallen në bazë të programeve të miratuara me Vendim të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Fushat programore për të cilat Shërbimi i Trupit Koordinues deri më tani ka shpallur konkurse janë:
programet për realizimin dhe përmirësimin e të drejtave dhe veçorive sociale dhe të pakicave, programe dhe projekte të shoqatave të qytetarëve për ofrimin e ndihmës për popullatën, programe dhe projekte për shërbime informimi, bursa për nxënës të shkollave të mesme, bursa për studime në Universitetin e Novi Sadit dhe në fakultete të tjera shtetërore, si dhe programe për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve privatë.

Vendimin për ndarjen e mjeteve për të gjitha konkurset e merr komisioni i formuar me vendim të drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues. Komisioni është përgjegjës për shqyrtimin e propozimeve të projekteve të pranuara dhe për hartimin e listës së renditjes, e cila publikohet në faqen zyrtare të Trupit Koordinues. Komisioni përbëhet nga anëtarë të Shërbimit të Trupit Koordinues, komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përfaqësues të ministrive dhe ekspertë të pavarur.

Përmes këtyre konkurseve, Shërbimi i Trupit Koordinues synon të ofrojë mbështetje për zhvillimin ekonomik të komunave, të ndikojë në rritjen e punësimit, të mbështesë sektorin civil dhe arsimor, si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.