Kamioni i ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili është siguruar me mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës përmes programit të PROGRES-it Europian iu është dorëzuar KP “Moravica” nga Presheva. Kamioni është dorëzuar në Qendrën për Pranim të Emigrantëve dhe Refugjatëve.

Kamioni i ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili është siguruar me mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës përmes programit të PROGRES-it Europian iu është dorëzuar KP “Moravica” nga Presheva. Kamioni është dorëzuar në Qendrën për Pranim të Emigrantëve dhe Refugjatëve.
Kamionin iu është dorëzuar kryetarit Ragmi Mustafës nga drejtoresha e Agjensionit Zvicerian për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Serbi, Izabel Perih dhe shefi i sektorit të tretë të operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Europian, Riçard Masha. Vlera e donacionit është 70 mijë euro.
Me këtë rast Perih ka thënë se Serbia përshkak të efikasitetit dhe humanitetit në përkujdesjen e refugjatëve dhe emigrantëve ka treguar shembull në rajon dhe posaçërisht ka lavdëruar sfidat që i investon komuna e Preshevës, por edhe solidaritetin e vërtetë të banorëve të këtyre komunave.
Sipas Mashës, qëllimi kryesor është që të zvogëlohet presioni ndaj kompanisë komunale dhe që të ndihmohet vetqeverisja lokale në mënyrë që t`i përgjigjet pasojave të krizës emigruese.
„Unioni Europian vazhdimisht përkrah Qeverinë e Serbisë, por edhe organizat e vogla joqeveritare të cilat punojnë në terren në mënyrë që t`i ndihmoj emigrantëve dhe refugjatëve që sigurtë të kalojnë këtë rrugë të gjatë dhe të mundimshme”, ka thënë Masha.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka shprehur faleminderim ndaj UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, sepse të parët kanë parë nevojat e vetqeverisjes lokale në situatën e re të rezultuar.
„Donacioni është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën, sepse na ndihmon që të mbajmë nivelin e duhur të pastërtisë të komunës dhe Qendrës për Pranim”, ka thënë Mustafa.
Unioni Europian gjatë gjashtë muajve të shkuar përmes programit zhvillimor të PROGRES-it Europian ka dhuruar 20 milionë euroa, ndërsa Qeveria e Zvicrrës ka ndarë një milon franga ndihmë për Serbinë.

Burimi: Jugpres, Progresi Europian dhe Trupi Koordinues











