30.12.2025.

ZORAN STANKOVIQ: GJASA TË VOGLA PËR PËRSËRITJEN E REGJISTRIMIT

  • In Lajme
  • 7. April 2015.
  • 40 Views
ZORAN STANKOVIQ: GJASA TË VOGLA PËR PËRSËRITJEN E REGJISTRIMIT

 „Deri më 1 maj, do të paraqesim propozimin konkret në mënyrë që të përcaktohet numri i banorëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ezistojnë barriera ligjore për përsëritjen e regjistrimit dhe për këte më me shumë gjasa do të kryhet vlerësimi i numrit të banorëve”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në të cilat komuna disa parti politke kanë ftuar për t`a bojkotuar regjistrimin e fundit.

Pas përcaktimit të numrit të banorëve a do t`i bëhet edhe ndarja e re e mjeteve të destinuara për Këshillin Nacional të Shqiptarëve?

„Kur të zgjidhet e gjitha, sigurisht do të vij deri tek rindarja e mjeteve finansiare, sepse Këshilli Nacional i Shqiptarëve tani ka më pak të holla se sa do të duhej t’i kishte, për arsye se për ndarjen e të hollave mirren parasysh edhe të dhënat rreth numrit të banorëve”.

A do të mund shteti që vetëm përmes investimeve në atë pjesë të vendit t’i ndal deklaratat ekstremiste të liderëve lokal?

„Deklarata ekstremiste ka pasur dhe do të ketë. Ky është problem i atyrëve të cilët përdorin retorikën, ndërsa për atë pse nuk reagojmë nuk do të thotë se jemi të pafuqishëm, por nuk dëshirojmë konflikte”

A barten tensionet nga mardhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës edhe në këtë pjesë të Serbisë?

„Në tre muajt e fundit kemi organizuar takime me kryetarët e komunave dhe katër ministrat dhe sekretarët shtetëror në të cilat kanë marrë pjesë  90 ndërmarrës nga kjo zonë. Të gjitha çështjet në këto takime ishin lidhur me problemet lokale. Nuk ka pasur asnjë kushtëzim e as tensione. Para së gjithash, por edhe nga gjendja në terren, konkluzioni është se ngjarjet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ndikojnë në këtë pjesë të Serbisë.

Si do të zgjidhet problemi i informimit të qytetarëve në këto komuna pas paralajmrimit të privatizimit të mediave lokale?

„Të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në këtë hapësirë, duhen të ken media të cilat do t`i informojnë në gjuhën e tyre, ndërsa prioritet duhet të jenë problemet lokale. Shitja e mediave lokale nuk do të thotë që të punësuarit automatikisht të përjashtohen, ndërsa e gjitha do të rregullohet në marrëveshje me ministrinë kompetente“

Pas 27 vjetëve, sëshpejti do të fillojë puna në maternitetin në Preshevë…

 „Presim që materniteti të fillojë të punoj prej 1 majit. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vendimin për punësimin e dy gjenekologëve dhe dhjetë mamive dhe me këtë janë arritur kushtet që të vendoset në funksion objekti i cili është plotësisht.“

Burimi: Veçernje novosti dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака