01.01.2026.

„VITET E SIPËRMARRËSISË” EDHE NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 12. April 2016.
  • 41 Views
„VITET E SIPËRMARRËSISË” EDHE NË BUJANOC

Bujanoc – Projekti “Vitet e sipërmarrësisë”, në organizim të Rrethit Administrativ të Pçinjës, Ministrisë e Ekonomisë, Odës Ekonomike Rajonale dhe Qendrës së Biznesit Inkubatorit, është prezantuar në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Bujanoc – Projekti “Vitet e sipërmarrësisë”, në organizim të Rrethit Administrativ të Pçinjës, Ministrisë e Ekonomisë, Odës Ekonomike Rajonale dhe Qendrës së Biznesit Inkubatorit, është prezantuar në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Detajet e programit i ka sqaruar Nemanja Gligorijeviq nga Oda Rajonale Ekonomike, duke prezantuar karakteristikat e suksesshme të biznesit dhe mënyrat të cilat sipërmarrësit e ardhshëm mund të krijojnë qëllimet e veta, duke theksuar se në Bujanoci është qytet i ekonomisë së vogël.

Nenad Zafiroviq, drejtori i “Bivodës”, tha se shteti këtë vit ka paraparë 16 miliard dinarë për ata të cilët planifikojnë dhe dëshirojnë të nisin biznes individual. Ai theksoi se kjo është shansë e mirë pikë së pari për të rinjët të cilët në këtë mënyrë mund të vijnë deri tek punësimi.

“Qëllimi i projektit është që sipërmarrësve potencial t`i sqarojmë se si të vijmë deri tek subvensionimi të cilën shteti e ndan për këtë vit”, tha Zafiroviq.

Mbledhjen e hapi Branisllav Popoviq, kryetar i Këshillit Mbikqyrës së kompanisë “Jumko”, i cili të pranishmëve i prezentoi pikat kryesore të projektit i cili ka për qëllim njoftimin e sipërmarrësve dhe sipërmarrësve potencial me mundësitë e kreditimit dhe subvensionimit të cilat i ofrojnë institucionet e Republikës së Serbisë, Unionit Europian dhe bankat.

Njëra ndër idetë e “Vitet e sipërmarrësisë”, është krijimi i mekanizmave kryesor që mjetet e siguruara t`i fitojnë edhe ata të cilët kanë ide për biznes profitabil dhe që kanë garanci themelore për sukses të punës, kualitetit të ideve dhe planeve të cilat i kanë, ndërsa jo kushtet e vendosura të vëshitra dramatike dhe siguruese. 

Detajet rreth projektit dhe mënyrës se si të vihet deri tek parat për fillimin e biznesit, mund t`i shihni në ueb faqen http://godinapreduzetnistva.rs/

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka