30.12.2025.

USHTRIA KËRKON REZERVË AKTIVE

  • In Lajme
  • 9. March 2015.
  • 36 Views
USHTRIA KËRKON REZERVË AKTIVE

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për plotësimin e 105 vendeve të punës në rezervë aktive, për kohë të caktuar deri në dy vite, për të shërbyer në këto vende: Pançevë, Rashkë, Prokuple, Nish, Bujanoc, Shabac dhe Beograd.

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për plotësimin e 105 vendeve të punës në rezervë aktive, për kohë të caktuar deri në dy vite, për të shërbyer në këto vende: Pançevë, Rashkë, Prokuple, Nish, Bujanoc, Shabac dhe Beograd.

Në konkursin e shpallur në revistën „Mbrojtja“, kërkohen 27 „rezervist aktiv“, në Nish, nga 15 në Pançevë, Rashkë, Bujanoc dhe Shabac, 12 në Beograd dhe 4 në Prokuple.

Në konkur mund të paraqiten shtetasit e Serbisë të cilët kanë kryer shërbimin ushtarak me armë dhe të cilët kanë më sëpaku shkollën e mesme profesionale për ushtarë dhe nënoficer, si dhe arsim të lartë për oficer.

Përveç aftësive shëndetësore duhen të mos jenë të gjykuar në denim me burg jo më shumë se gjashtë muaj, kusht tjetër duhet të jet që kandidatët për rezervë aktive të jenë më të rinj se 50 vjet, ndërsa për ushtarë dhe nënoficer duhet jo më shumë se të moshës 40 vjeçare, përveç për pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë të cilëve i’u është ndërprerë shërbimi profesional ushtarak.

Është e nevojshme që kandidati t’i kalojnë kriteret minimale të caktuara të vlerësimit psikologjik për pranim në rezervën aktive, si dhe t’i plotësojnë kriteret e shënuara minimale të kontrollit të aftësisë fizike të shënuara për kategorinë e caktuara të kuadrit.

Kontrata individuale për angazhim të pjesëtarëve në rezervën aktive për kryerjen e misioneve dhe detyrave konkrete, do të lidhet në përputhje me kushtet e konfirmuara në rregulloret për Ushtrinë e Serbisë dhe kontratën për shërbim në rezervën aktive.

Personat të cilët do të pranohen në rezervën aktive realizojnë të drejta dhe detyrime në përputhje me Ligjin për Ushtrinë e Serbisë dhe Ligjin për detyrën ushtarake, të punës dhe materiale.

Burimi: Akter dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka