30.12.2025.

UNIONI EUROPIAN FINANCON 40 PROJEKTE

  • In Lajme
  • 4. March 2015.
  • 32 Views
UNIONI EUROPIAN FINANCON 40 PROJEKTE

Bllacë – Në takimin e katërt të Këshillit Administrativ të programit zhvillimor të PROGRES-it Europian, i cili është mbajtur në Bllacë, janë miratuar 40 projekte për rregullimin e dokumentacioneve teknike…

Bllacë – Në takimin e katërt të Këshillit Administrativ të programit zhvillimor të PROGRES-it Europian, i cili është mbajtur në Bllacë, janë miratuar 40 projekte për rregullimin e dokumentacioneve teknike, vlera e përgjithshme e të cilit është 608.984 euro, të cilat Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës do t`i finansojë me 538.230 euro, ndërsa komunat të përfshira në këtë program me 70.754 euro. Propozimet e mbështetura kanë të bëjnë me infrastrukturën e objekteve sociale, komunale dhe ekonomike dhe janë si parakusht për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja apo të rekontruktuimin e objekteve egzistuese.

Këshilli Administrativ ka miratuar edhe kriteret për mbështetjen e vetqeverisjeve lokale për zhvillimin e planeve të rregullimit detal, për çka edhe është ndarë vlera prej 280.000 eurove. Vetqeverisjet lokale të cilat janë të përfshira në Programin e PROGRES-it Europian, mund të dorëzojnë deri në tri projekte për ndërtimin e planave të rregullimit detal, ndërsa projektet e përkrahura mund të llogarisin në mjetet e pakthyeshme me vlerë prej 15.000 eurove.

Në takim është prezentuar edhe përparimi të cilin Programi e ka krijuar në periudhën prej 17 shtator deri 31 dhjetor të vitit 2014: janë shpallur katër ftesa publike për finansimin e propozim projekteve, janë krijuar kushtet për fillimin e ndërtimit të ndërtesës së Paraleles së Fakulltetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, janë miratuar 20 projekte partnere të organizatave civile dhe vetqeverisjeve lokale dhe 16 projekte për avansimin e regjistrit të tatimpaguesve, është krijuar faqja e re në internet e Programit dhe është kryer konkursi i artit për nxënësit e shkollave të mesme.

Takimi u kryesua nga Zyra për Integrime Europiane e Qeverisë së Republikës së Serbisë, ndërsa në të kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrisë së Qeverisë së Republikës së Serbisë, komunave të cilat marrin pjesë në realizimin e Programit të PROGRES-it Europian, përfaqësuesit e agjensioneve dhe projekteve zhvillimore, shoqërisë civile dhe donatorët  – përfaqësuesit e Delegacionit të UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës.

Komunat të cilat janë të përfshira në Programin e Progresit Europian janë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Burimi: Programi Progresi Europian dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака