Medvegjë –Në turneun tradicional të 1 Majit në fshatin Tupallë të komunës së Medvegjës vendin e parë e ka fituar ekipi i futbollit“Bujanoci”. Në kwtw garw morrwn pjesë njëmbëdhjet ekipe.
Medvegjë –Në turneun tradicional të 1 Majit në fshatin Tupallë të komunës së Medvegjës vendin e parë e ka fituar ekipi i futbollit“Bujanoci”.
Në kwtw garw morrwn pjesë njëmbëdhjet ekipe.
Kanë konkurruar ekipet nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe ekipet e shqiptarëve tw Medvegjës që jetojnë në Prishtinë.
Turneun në Topallë, në fshatin më të madh shqiptar në komunën e Medvegjës, e hapi Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe Riza Halimi, deputet popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik(PDD), Galip Beqiri kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit.
Në komunën e Medvegjës ka filluar ndërtimi i dy shtëpive, duke i’u faleminderuar donatorëve të organizatave joqeveritare nga Austria dhe Zvicrra.
Themelet e shtëpive janë ndërtuar familjeve më të varfura shqiptare në Gërbavcë dhe Banjën e Sijarinës.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











