TIHANA LEKO, PËRFAQËSUESJA E KOMESARIT TË LARTË PËR PAKICA KOMBËTARE TË OSBE-SË, KA DORËZUAR “FJALORIN E VOGËL” NË SHKOLLAT NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 9. October 2017.
  • 24 Views
TIHANA LEKO, PËRFAQËSUESJA E KOMESARIT TË LARTË PËR PAKICA KOMBËTARE TË OSBE-SË, KA DORËZUAR “FJALORIN E VOGËL” NË SHKOLLAT NË MEDVEGJË

Medvegjë – Zyra e Komesarit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare në Hag dhe Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të cilët kanë punuar në fjalor, kanë distribuuar në komunën e Medvegjës botimin e “Fjalorit të Vogël” serbisht-shqip dhe shqip-serbisht.

Në kabinetin e kryetarit të komunës së Medvegjës Nebojsha Arsqi, është mbajtur takimi me përfaqësuesit e OSBE-së për qëllim të njohjes me publikimin e Fjalorit të Vogël. Koordinatorja e përpilimit të këtij fjalor, Natasha Boshkoviq, ka thënë se ky është fjalori i parë i ilustruar shqip-serbisht/serbisht-shqip i përshtatur për fëmijët e shkollave fillore dhe një shembull iu është dorëzuar për shfrytëzim administratës komunale.

Tihana Leko pranë Zyrës së Komesarit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare tha:

„Në përputhje me rekomandimet e Grupit Punes të miratuar pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, anëtarë i të cilës është komuna e Medvegjës, dhe Studimit për avansimin e mësimit dhe lëndës të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është e rëndësishme që të njihet gjuha zyrtare në shtetin të cilin jetojmë, përshkak të integrimit më të lehtë në shoqëri dhe për punë. Nga ana tjetër, duke iu faleminderuar shërbimit të gjuhës amtare, pakicat kombëtare ruajnë kulturën dhe traditën e tyre”.

Pas takimit, mysafirët kanë vizituar shkollat fillore në të cilat egzistojnë paralele në gjuhën shqipe, SHF “Jabllanica e Epërme”, SHF “Banja e Sijarinës” dhe SHF “Zenel Hajdini”, të cilëve kanë dorëzuar botimin e Fjalorit.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака