01.01.2026.

THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME NË KUADËR TË PROGRAMIT MBËSHTETËS TË INTERNACIONALIZIMIT TË SHOQËRIVE, SIPËRMARRËSVE DHE KLASTEREVE TREGTARE

  • In Lajme
  • 4. May 2016.
  • 42 Views
THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME NË KUADËR TË PROGRAMIT MBËSHTETËS TË INTERNACIONALIZIMIT TË SHOQËRIVE, SIPËRMARRËSVE DHE KLASTEREVE TREGTARE

Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS) ka shpallur Thirrje Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të Programit mbështetës të internacionalizimit të shoqërive, sipërmarrësve dhe klastereve tregtarë në vitin 2016. Ky program implementohet nga Agjensioni Zhvillimor i Serbisë në bashkëpunim me agjensionet e akredituara rajonale zhvillimuese.

Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (RAS) ka shpallur Thirrje Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të Programit mbështetës të internacionalizimit të shoqërive, sipërmarrësve dhe klastereve tregtarë në vitin 2016. Ky program implementohet nga Agjensioni Zhvillimor i Serbisë në bashkëpunim me agjensionet e akredituara rajonale zhvillimuese.

Mjetet nga Programi janë të dedikuara për finansimin e harxhimeve të ofruesëve të shërbimeve për aktivitetet e mëtejshme: dizajn i ri i prodhimit dhe amballazhës; përmirësimi i proceseve teknologjike të reja dhe egzistuese; përmirësimi i zhvillimit të prodhimit egzistues dhe të ri të dedikuar për tregjet e huaja; testimi i prodhimeve të reja; pjesëmarrja në panairet ndërkombëtare në diasporë dhe ekzaminimi i tregut të huaj.

Kompanitë dhe klasteret e mëdha mund të konkurojnë vetëm për dy lloje të aktiviteteve: pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare në diasporë dhe ekzaminimi i tregut të huaj.

Subjekti ekonomik apo klasteri mund të dorëzoj vetëm një kërkesë për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme.

Të drejtë për paraqitje kanë kompanitë mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe sipërmarrësit dhe klasteret të cilat në mënyrë kumulative përmbushin kushtet e konkursit.

Mjetet nuk mund të përdoren për programet të cilat realizohen në: industrinë ushtarake dhe të duhanit, tregti, prodhimin primar bujqësor, sektorin financiar, sektorin e shërbimeve të cilave nuk është lëndë tregëtia ndërkombëtare dhe organizimi i lojrave të fatit dhe lotarisë.

Mjetet ndahen në vlerë prej 50.000,00 do 1.000.000,00 dinarëve për shoëritë tregëtare dhe sipërmarrësit, varësisht prej aktiviteteve, ndërsa për klasteret mjetet ndahen me vlerë prej 100.000 do 2.000.000,00 dinarë. Për pjesëmarrje në panairet e shoqërive tregëtare do të ndahen mjetet në vlerë prej 600.000,00 dinarëve, po nëse deri më tani nuk janë ndarë, përkatësisht deri 1.000.000,00 dinarë vetëm se eksportojnë. RAS në bazë të kontratave me përdoruesit e mjeteve do të rimbursoj vlerën prej 50% të vlerës së përgjithshme të harxhimeve të konfirmuara të projekteve pa TVSH. Mjetet do të rimbursohen subjektit ekonomik pas përfundimit të projektit dhe dorëzimit të raportit dhe dëshmive mbi aktivitetet e përfunduara.

Thirrja publike do të zgjasë deri në harxhimin e mjeteve.

Formularët mund t`i merrni në ueb faqen www.godinapreduzetnistva.rs, ndërsa për të gjitha informatat shtesë mund t`i drejtoheni Agjensionit në numrin e telit 011/33 98 510 apo adresën: office@ras.gov.rs.

Paraqitjet sëbashku me dokumentacionin përcjellës mund të dorëzohen personalisht apo me postë të shpejtë në agjensionin zhvillimor rajonal të akredituar (Qendra për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Rrethit të Pçinjës, Pana Gjukiqa 42, Leskoc, tel: 016/233-440, email: info@centarzarazvoj.org, www.centarzarazvoj.org), me shkresën: Prijava na javni poziv za učešće po Programu podrške internacionalizaciji privrednih društava, preduzetnika i klastera u 2016. godini.

Burimi: Agjensioni Zhvillimor i Serbisë dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka