29.12.2025.

STUDENTËT NË BUJANOC DO TË KENË NDËRTESËN E RE NË VITIN 2015

  • In Lajme
  • 3. February 2015.
  • 31 Views
STUDENTËT NË BUJANOC DO TË KENË NDËRTESËN E RE NË VITIN 2015

Studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc kanë hedhur gurë themelin për ndërtesën e re.

„Ndërtesa e re do të bëhet vend ku do të mësojmë, shoqërohemi dhe t`i kriojojmë planet ashtu që dituritë të cilat i arrijmë t`i shfrytëzojmë për zhvillimin e Bujanocit dhe vendit tonë“, kanë thënë studentët.

Studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc kanë hedhur gurë themelin për ndërtesën e re.

„Ndërtesa e re do të bëhet vend ku do të mësojmë, shoqërohemi dhe t`i kriojojmë planet ashtu që dituritë të cilat i arrijmë t`i shfrytëzojmë për zhvillimin e Bujanocit dhe vendit tonë“, kanë thënë studentët.

Fillimi i punëve është shënuar në praninë e ministrit të arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Sërgjan Verbiq, komesares së lartë të OSBE-së për pakica kombëtare, Astrid Tors, shefit të Delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard, dekanit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak dhe kryetari të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Ndërtesa e re do të ketë gjashtë mësojtore moderne të cilat do të pranojnë prej 60 deri 80 studentë, amfiteatër, hapësira për punë të parlamentit studentor dhe bllokun administrativ, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2.300 metra katror.

Ndërtimi i kësaj ndërtese është projekt partneriteti i Qeverisë së Serbisë, komunës së Bujanocit, Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës, ndërsa në paijisimin modern dhe kualitativ të objektit studentët e tanishëm dhe të ardhshëm mund të arrijnë arsimim të lartë. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes PROGRES-it Europian kanë siguruar rreth 800.000 euro për ndërtimin e ndërtesës, ndërsa në plan është që komuna dhe Qeveria e Serbisë, përmes Trupit Koordinues t`a mbështes projektin me rreth 280.000 euro.

Duke folur rreth rëndësisë së këtij projekti për zhvillimin e arsimit, ministri i arsimit Sërgjan Verbiq tha se „arsimimi i pjesëtarëve të pakicave në gjuhën e tyre amtare dhe zyrtare është njëri ndër pritoritetet arsimore të Republikës së Serbisë. Shpresoj që ky fakulltet të bëhet çerdhe e ekspertëve të arsimimit të lartë të vendit tonë“.

„Ndërtimi i paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc është dëshmi se këmbëgulësia dhe uniteti japin rezultat. Porosia më pozitive vjen nga vet studentët të cilët në këtë fakultet e shohin ardhmërinë e tyre pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale”, ka thënë ambasadori Davenport, duke shtuar se Unioni Europian me kujdes do t’i vëzhgoj ndërtimin dhe punët në ndërtimin e objektit të fakultetit.

„Kjo ndodh kur liderët lokal dhe bashkësia ndërkombëtare bashkohen në vizionin dhe resursët dhe nga fjalët e dashamirësisë dalin në vepra. Shpresoj se ky fakultet do të jetë magnet për për ata student që mësimin në dy gjuhë e shohin si përparsi”, ka thënë Astrid Tors, komesare e lartë e OSBE-së për pakica.

Peter Burkhard, shef i Misionit të OSBE-së në Serbi, ka shprehur besimin që ndërtimi i fakultetit tek te rinjët do të kontribuoj në zgjerimin e vizionit rreth rëndësisë së bashkësisë lokale për ardhmëri.

„Hedhja e sotëshme e gurë themelit është kulminacioni i punës së vështirë shumë vjeçare drejt realizimit të aspiratës së arsimimit multietnik dhe shumë gjuhësor në jugun  e Serbisë“, ka vlerësuar Burkhard.

 „Kjo është një ditë historike kur Bujanoci u bë qytet universitar”, ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, duke rikujtuar se mbas neve ka mbetur rrugë e gjatë dhe e vështirë i cili është kaluar ashtu që të vijmë në këtë moment.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, pret që punë kryersit t’a rrespektojnë afatin ashtu që vitin e ardshëm akademik brucoshët t’a fillojnë në ndërtesën e re.

„Ne do të kujdesemi që ndërtesa pas mbarimit të punëve të pajiset me mjetet më bashkëkohore dhe që studentët të fitojnë kushte të mira për mësimi. Jemi duke bieseduar edhe me qeverisjet lokale që me renditjet dhe aktivitetet e duhura t’i sigurojmë punë atyrëve të cilët e kryejn fakultetin, që kjo mos të jetë vetëm fakultet i cili krijon kuadro dhe ato kuadro më vonë të qëndrojnë në biron për punësim“, ka theksuar Stankoviq.

Fakulteti Ekonomik i Suboticës ka hapur parelelen e vet në Bujanoc në vitin 2011, me inciativë të Trupit Koordinues dhe me bashkëpunim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillit Teknologjik dhe institucionet shtetërore kompetente. Momentalisht studentëve i ofron mundësi studimi në tri programe studimore të akredituara: marketing, finansa, drejtimin bankar dhe sigurim, agrobiznis dhe agroekonomi. Deri më tani me sukses janë regjistruar katër gjenerata, ndërsa gjithsej 302 studentë të komunitetit shqiptar, serb dhe rom mësimin e ndjekin në gjuhën serbe dhe shqipe, ndërsa profesorët janë nga Fakulteti Ekonomik i Suboticës dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Burimi: Programi PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака