30.12.2025.

SHËRBIMI KOMBËTAR PËR PUNËSIM (NSZ) KA SHPALLUR 8 FTESA PUBLIKE DHE 2 KONKURSE PUBLIKE PËR VITIN 2015

  • In Lajme
  • 14. April 2015.
  • 43 Views
SHËRBIMI KOMBËTAR PËR PUNËSIM (NSZ) KA SHPALLUR 8 FTESA PUBLIKE DHE 2 KONKURSE PUBLIKE PËR VITIN 2015

Vrajë – Vesna Stanojkoviq, përfaqësuese e  Shërbimit Kombëtar për Punësim (NSZ) në Vrajë, ka prezentuar 8 ftesa publike dhe dy konkurse publike të cilat NSZ-ja i ka shpallur për këtë vit. NSZ ka shpallur konkurse/ftesa publike për qëllim të realizimit të programit dhe masave aktive të politikës të punësimit të parapara në Programin e punës për vitin 2015. Në vazhdë janë konkurset/ftesat publike e ardhshme të NSZ-së:

1. Ftesë publike për pjesëmarrje në programet finansiare të trajnimit me kerkesë të punëdhënësit
2. Ftesë publike për realizimin e programit të inkurajimit të njohurive praktike
3. Ftesë publike për realizimin e programit të Praktikës profesionale, për qëllim të inkurajimit të njohurive dhe aftësive të veçanta praktike
4. Ftesë publike për realizimin e programit, Praktika profesionale për qëllim të arritjes së kushteve për dhënien e provimit profesional
5. Ftesë publike e punëdhënsve për ndarjen e subvensioneve për punësim për përdoruesit e ndihmës sociale
6. Ftesë publike e punëdhënsve për ndarjen e subvensioneve për hapjen e vendeve të reja të punës
7. Ftesë publike të papunësuarve për ndarjen e subvensioneve për vetëpunësim
8. Ftesë publike për të papunësuarit e nacionalitetit rom për ndarjen e subvensioneve për vetëpunësim
9. Ftesë publike për pagesën e harxhimeve për përkrahjen e personave me ivaliditet të cilët punësohen nën kushtet e veçanta, për programet: a) Rifundimi i harxhimeve të fitimit për personin e angazhuar për ofrimin e ndihmës në vendin e punës – asistenca punuese dhe/ose b) Rifundimi i harxhimeve përkatëse të përshtatjes së vendit të punës
10. Ftesë publike për subvensionimin e pagesës për personat me invaliditet pa përvojë

Ftesat publike dhe konkurset e Shërbimit Kombëtar për Punësim janë shpallur më 27 mars të vitit 2015.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака