20.01.2026.

SFIDA E COVID-19: THIRRJE PËR INOVACION NË KOHË KRIZE (AFATET 10 DHE 24 PRILL 2020)

  • In Lajme
  • 8. April 2020.
  • 42 Views
SFIDA E COVID-19: THIRRJE PËR INOVACION NË KOHË KRIZE (AFATET 10 DHE 24 PRILL 2020)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit, ka shpallur thirrje publike    për zgjidhje Inovative ose replikim të zgjidhjeve ekzistuese të përdorura në pjesë të tjera të botës me qëllim të mbrojtjes së ofruesve…

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit, ka shpallur thirrje publike    për zgjidhje Inovative ose replikim të zgjidhjeve ekzistuese të përdorura në pjesë të tjera të botës me qëllim të mbrojtjes së ofruesve të shërbimeve mjekësore dhe kujdestarëve nga koronavirusi, duke eleminuar pasojat e infeksionit dhe zvogëlimi i rrezikut të transmetimit të virusit.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Serbi fton personat juridikë të propozojnë mënyra të reja për prodhimin ose blerjen e produkteve inovative, zgjidhje teknologjike dhe  zinxhirëve të vlerave  për prodhimin ose blerjen:

1. Pajisjet mbrojtëse personale – PMP (maska, doreza, ,etj.) për të mbështetur  ofruesit e shërbimeve  dhe komunitetet më të prekshëm;

2.Pajisjet mjekësore, siç janë respiratorët / ventilatorët;

3. Komplete të testimit të koronavirusit:

4. Pajisjet për përmirësimin e procesit të administrimit të mbetjeve mjekësore të rrezikshme infektive.

Qëllimi i sfidës nuk është vetëm stimulimi i prodhimit në sektorin privat, por edhe stimulimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në kohë krizash. Finalistët ose projektet e zgjedhura që konsiderohen të jenë gati për zbatim do t'u jepet mundësia e bashkëfinancimit të shpenzimeve e zbatimit të tyre.

Afatet janë:

Afati i parë: 10 prill 2020.

Afati i dytë: 24 prill 2020.

Ju lutemi lexoni thirrjen e plotë në https://www.undp.org/content/dam/serbia/downloads/SR_Covid19%20Izazov_WHO&UNDP.pdf, si dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për specifikimin e paketës kundër COVID- 19 në https://www.undp.org/content/dam/serbia/downloads/Covid%2019-v4_WHO%20&%20UNDP.pdf . 

Aplikimi do të bëhet online në  https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?

Burimi: UNDP dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака