01.01.2026.

RENOVOHET RRUGA MAGJISTRALE NË DREJTIM TË MEDVEGJËS

  • In Lajme
  • 4. May 2016.
  • 30 Views
RENOVOHET RRUGA MAGJISTRALE NË DREJTIM TË MEDVEGJËS

Medvegjë – Pjesa e magjistrales prej Lebanit në drejtim të Medvegjës, në gjatësi prej tre kilometrave është duke u renovuar me mjetet e kompanisë së “Putevi Srbije”. Është duke u zhveshur pjesa më kritike e rrugës prej Rujkovcit në drejtim të qytetit, e cila qenë përplot me gropa.

Medvegjë – Pjesa e magjistrales prej Lebanit në drejtim të Medvegjës, në gjatësi prej tre kilometrave është duke u renovuar me mjetet e kompanisë së “Putevi Srbije”.

Është duke u zhveshur pjesa më kritike e rrugës prej Rujkovcit në drejtim të qytetit, e cila qenë përplot me gropa.

„Rruga është duke u rregulluar me asfalltin kualitativ. Presim që të kryhet për disa ditë”, thotë kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsqi.

Asfallti në këtë rrugë rajonale dhe të ngushtë është i vjetër dhe i pjesshëm. Në 20 vitet e shkuara është premtuar revitalizimi i plotë i tij. Ky premtim është dhënë edhe nga Arsiqi në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të mbajtuara në fund të vitit të kaluar.

 „Mundohem që të mbaj atë premtim. Ky është vetëm fillimi. Sipas mundësive tonë do të punojmë pjesë për pjesë. I vazhdojmë bisedimet me kompaninë “Putevi Srbije”, tha Arsiq.

Asfalltimi i kësaj pjese do të kushtojë më shumë se 30 milionë dinarë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака