Novi Varosh – „Në kuadër të programit të Progresit Europian, projekt i cili i mbulon 34 komuna të Serbisë jugore dhe jugperendimore, 40 projektet më të suksseshme të ndërmarrjeve të grave do të fitojnë nga 10.000 euro për fillimin e biznesit“, ka deklaruar bashkëpuntorja në këtë projekt Ana Nedelkoviq.
Novi Varosh – „Në kuadër të programit të Progresit Europian, projekt i cili i mbulon 34 komuna të Serbisë jugore dhe jugperendimore, 40 projektet më të suksseshme të ndërmarrjeve të grave do të fitojnë nga 10.000 euro për fillimin e biznesit“, ka deklaruar bashkëpuntorja në këtë projekt Ana Nedelkoviq.
„Dyzet projektet ndërmarrëse më të suksseshme do të fitojnë nga 10.000 euro për porositjene paisjeve në mënyrë që të fillojnë biznesin individual në pronësi të grave. Trajnimi do të zgjas në dy muajt e ardhshëm, konkursi do të shpallet në verë, ndërsa në vjeshtë sipërmarrjet e reja mund të fillojnë punën e tyre“, ka thënë Nedeljkoviq në sesionin e Projektit Europian në Zllatarë. Tema e këtij takimi ka qenë se si deri tek mjetet e pakthyeshme për fillimin e biznesit të grave.
Programi i Progresit Europian për tri vite finanson zhvillimin e sipërmarrësisë së grave në jug dhe jugperendim të Serbisë. Bashkpronarja e firmës „Novoteks“ nga Novi Varoshi, Nadezhda Kollashinac ka inkurajuar të gjitha sipërmarrëset e ardhshme që me guxim t’a fillojnë biznesin individual.
„Nuk është vështir të fillohet biznesi individual nëse keni ide dhe qëllim, veçanërisht në kohën e sotme kur ka mjaftueshëm mbështetje prej organizatave qeveritare dhe joqeveritare, të cilat janë gjithmonë të mirëseradhura“, ka thënë Kollashinac.
Për mjetet e pakthyeshme finansiare për fillimin e biznesit për gratë sipërmarrëse, të cilat ndahen në kuadër të projektit të Progresit Europian „Koha është për gratë e suksseshme“, mund të konkurojnë të gjitha gratë e papunësuara të cilat janë të regjistruara në Shërbimin Nacional për Punësim dhe të cilat jetojnë në njërat nga 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e programit të Progresit Europian. Në këto komuna të lartëpërmendura marrin pjesë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Burimi: Tanjug, Privredni pregled (shq. Rishikimi ekonomik) dhe Trupi Koordinues











