01.01.2026.

PANAIRI I PUNËSIMIT NË LESKOC

  • In Lajme
  • 14. April 2016.
  • 48 Views
PANAIRI I PUNËSIMIT NË LESKOC

Leskoc – Filiali i Shërbimit Nacional për Punësim në Leskoc organizon panairin për punësim, të enjten më 14 prill 2016, në ora 11, në sallën e Qendrës Kulturore në Leskoc, rr. Bulevari Oslobogjenja nr. 101.

Leskoc – Filiali i Shërbimit Nacional për Punësim në Leskoc organizon panairin për punësim, të enjten më 14 prill 2016, në ora 11, në sallën e Qendrës Kulturore në Leskoc, rr. Bulevari Oslobogjenja nr. 101.

Në panairin e parë të punësimit për këtë vit pjesëmarrjen e kanë paraqitur 16 punëdhënës nga fusha e tekstilit, industrisë ushqimore dhe prodhimit, ndërtimtarisë, hotelerisë, tregtisë dhe sigurimit. Ata kanë treguar nevojën për punësim të rreth 15 personave të profileve të ndryshme të profesioneve të: rrobaqepësit, konfeksionarit, tapetarit, mekanikut e makinave të tekstilit, kamarierit, banakierit, agjentit të shitjes të sigurimit dhe aranzhmaneve turistike, punëtorit në ndërtimtari dhe prodhim.

Të papunësuarit në panair do të kenë mundësi që të krijojnë kontakt direkt me punëdhënësit, të prezantojnë dhe të dorëzojnë biografinë e tyre të punës. Në shtandin e Shërbimit Nacional, të papunësuarit dhe punëdhënësit mund të marrin të gjitha informatat mbi programet aktuale të SHNP për inkurajimin e punësimit, ndërsa të punësuarve do t`i ofrohet ndihma për të shkruar biografinë e punës.

Burimi: Qendra Info Jug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака