Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Deri tek vendimi më i ri i NATO-s, forcat ajrore të KFOR-it të cilat janë të stacionuara në Kosovë e Metohi, prej viti 2001, kanë pasur në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Zonës Tokësore të Sigurisë.
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Deri tek vendimi më i ri i NATO-s, forcat ajrore të KFOR-it të cilat janë të stacionuara në Kosovë e Metohi, prej viti 2001, kanë pasur në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Zonës Tokësore të Sigurisë.
Fjala është për kontrollin e hapësirës ajore prej kufirit me Maqedoninë, përmes territorit të komunës së Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Vrajës, Leskocit deri në Kurshumli, Brusë, Rashkë, Novi Pazar, Tutinë dhe Rozhaj në kufirin me Shqipërinë.
Në këtë hapësirë rregullisht kanë patrolluar fluturaket pa pilotë, ndërsa shpeshë me rastin e incidenteve ndëretnike në mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të Ushtrisë radikale Çlirimtare për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (UÇPMB) gjatë vitit 2001, ka qenë prezentë edhe helekopterët e KFOR-it, si dhe aeroplanët të cilët kanë mbledhur nga ajri të dhëna informative, të njohur si avaks.
Me vendimin më të ri të NATO-s, Serbia ka kthyer integritetin territorial në pjesën e vet të hapësirës ajrore.
Kjo do të thotë se pushteti në Beograd për shfrytëzimin e kësaj pjese të hapësirës ajrore nga flutaraket ushtarake dhe policore nuk do të duhet që të merr përpara pëlqimin e KFOR-it, siç ka qenë deri më tani.
Ky lloj vendimi nënkupton edhe patrollimin normal të ushtrisë dhe policisë serbe në aviacionin në monitorimin e territorit me Maqedoninë, linjën administrative me Kosovën e Metohinë, si dhe kufirin me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Në këtë mënyrë forcat shtetërore të sigurisë kanë marrë edhe kontrollin në pikën më neuralgjike administrative me Kosovën në drejtimin Bujanoc – Preshevë – Medvegjë – Rashkë – Novi Pazar, duke krijuar hapësir për vëzhgimin konstant të situatës nga ajri në gjithë rajonin, gjë që kryesisht ka qenë për pesëmbëdhjet kompetencë e KFOR-it.
Kjo u parapri edhe takimeve të rregullta shumëvjeçare, në rendin e parë të përfaqësuesve të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it të cilët janë mbajtur në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Vrajës.
Në këtë mënyrë është hapur edhe hapësira e gjërë për shkëmbimin e të dhënave të sigurisë dhe operative në lidhje sfidat e mundshme terroriste nga grupet ektremiste nga Maqedonia, Kosova e Metohia dhe Shqipëria, me çka rritet shkalla e sigurisë në rajonin e kësaj pjese të Ballkanit Perendimor.
Marrëveshja ushtarako teknike e Kumanovës (qershor 1999), me çka ka përfunduar bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë, është formuar Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS), e gjatë prej 402 kilometra, pesë kilometra për nga gjërësia në territorin e Serbisë. ZTS është formuar si “zona tampon” në tokë dhë në ajër përshkak të frikës së bashkësisë ndërkombëtare nga aksionet e mundshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë e Metohi. Pjesa tokësore e ZTS ishte në kompetencë të ushtrisë dhe policisë serbe në qershor të 2001 kaloi në monitorim të përfaqësuesve ushtarak të KFOR-it.
Burimi: B92, Danas dhe Trupi Koordinues