29.12.2025.

NXËNËSIT JANË DËRGUAR NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËRSHKAK TË GAZIT LOTËSJELLËS

  • In Lajme
  • 9. February 2015.
  • 35 Views
NXËNËSIT JANË DËRGUAR NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËRSHKAK TË GAZIT LOTËSJELLËS

Preshevë – Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Saliti, ka deklaruar se të premtën në këtë institucion shëndetësor janë pranuar 17 fëmijë shkollave të mesme, për shkak të çrregullimeve të organeve të frymarrjes, deri tek cila kishte ardhur përshkak se në autobusin e shkollës ishte aktivizuar gazi lotësjellës.

Përshkak të mungesës së shtretërve, për herë të parë është përdorur materniteti në Preshevë, i cili ka 12 krevat, mirëpo i cili është jashtë funskionit përshkak të mungesës së kuadrove.

„Incidenti ka ndodhur gjatë kthimit nga shkolla të nxënësve të ndrrimit të dytë në autobusin i cili udhëtonte nga Presheva në drejtim të fshatrave Geraj, Leran dhe Bushtram, kur në hyrje të fshatit Geraj, kur është ndalur autobusi mbase dikush nga nxënësit e shkollës ka gjuajtur me sprej, për të cilin sprej organet kompetente duhet t’a konfirmojnë se çka është, kjo situatë kishte shkaktuar turmë në autobusë dhe çrregullimin e rrugëve të frymarrjes“, ka thënë Sahiti.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë ka thënë se përshkak të numrit të madh të pacientëve kanë qenë të mobilizuara të gjitha ekipet e ndihmës së parë dhe teknikëve, të cilët kanë qënë në gadishmëri në rast se do të ishte e nevojshme për transportim të mëtutjeshë.

„Tek fëmijet është paraqitur çrregullim i rrugëve të frymarrjes, gërçe, të vjellura dhe neveri. Të gjithëve i’u është dhënë terapia oksigjenike dhe infuzione, pas mesnatës janë liruar në shtëpi të gjithë pas përmirësimit të gjendjes së tyre. Asnjëri prej tyre nuk është paraqitur në Shtëpinë e Shëndetit, çka do të thotë se gjendja e tyre sigurisht që është mirë“, ka thënë Sahiti.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака