29.12.2025.

NËN UJË 160 HEKTAR TOKË TË PUNUESHME NË JUGUN E SERBISË

  • In Lajme
  • 9. February 2015.
  • 53 Views
NËN UJË 160 HEKTAR TOKË TË PUNUESHME NË JUGUN E SERBISË

Vranjë, Bujanoc, Vranjska Banjë – Edhe më tej është situata më e vështir në dhjetra fshatrat nga ana e djathtë e pellgut të Moraves Jugore në territorin e komunës së Bujanocit, por edhe të Vranjës, ku janë përmbytur tridhjetë shtëpi dhe shumë objekte ekonomike, ndërsa një familje nga Vranjska Banja është dashur të evakuohet. 

Vranjë, Bujanoc, Vranjska Banjë – Edhe më tej është situata më e vështir në dhjetra fshatrat nga ana e djathtë e pellgut të Moraves Jugore në territorin e komunës së Bujanocit, por edhe të Vranjës, ku janë përmbytur tridhjetë shtëpi dhe shumë objekte ekonomike, ndërsa një familje nga Vranjska Banja është dashur të evakuohet. Vlersimet e para thonë se nën ujë janë rreth 160 hektarë të tokës bujqësore. Me urdhër të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, është ndaluar kalimi përmes urës në Moravën e Jugut, në fshatin Korbevcë, ndërsa uji ka dëmtuar edhe themelet e urës në fshatin Mazaraq. Ura në Korbevcë do të jetë e ndaluar për komunikacion deri sa të mos krijohen kushtet për kalim të sigurt të mjeteve transportuese, ndërsa për këtë kohë të ndalimit do të përdoren rrugët alternative.

Ekipet epidemike të Institutit për Shëndet Publik të Vranjës ndodhen në terren, në mënyrë që të kryehet marrja e mostrave të ujit nga puset lokale. Në ndërkohë është ndaluar edhe përdorimi i ujit të pijshëm nga rrjetet lokale të ujit, ndërsa egziton frika prezencës së brejtësve dhe zvarranikësve. Uji i pijshëm banorëve të rrezikuar do t`i dorëzohet me cisternë. Dje ka filluar heqja e ujit nga ato objekte në të cilat ka qenë e mundur heqja. Në komunën e Vlladiçin Hanit egziston frika nga përsëritja e të të reshurave të mëdha me çrast do të aktivizohen rrëshqitjet në shumicën e pjesëve të komunës, për këtë arsye janë evakuuar njëzet banorë kryesisht të nacionaliteti rom.  

„Situata deri për tani është nën kontroll, mirëpo jemi të gadshëm edhe për sfidate e reja, sepse nuk ka qenë e mundur se çka të bëjmë me rrëshqitjet përveç se t`a bëjmë evakuimin e banorëve më të rrezikuar“, ka thënë Branisllav Toshiq, kryetar i komunës së Vlladiçin Hanit.  

Problem përshkak të nivelit të lartë të Moravës së Jugut ka qenë nga Vlladiçin Hani dhe në vendbanimet Predejan dhe Gërdelicë, ku vala kaluar e përmbytjeve ka çuar deri në përmbytjen e shumë amvisërive. Në komunën e Bosilegraditi dhe Cërna Travës pa rrymë janë më shumë se dhjetra fshatra në vendet malore. Egzaminimi i prishjeve është penguar përshkak të terrenit jo të përshtatshëm si dhe përshak të borës së madhe.

“Nuk mund të ju them se sa janë dëmet materiale deri sa të zgjatë situata e jashtëzakonshnshme, sepse momentalisht prioriteti i ynë është zvoglimi i rrezikut për njerëzit në fshatrat ku rrjedh Morave Jugore. Pas kësaj do të bëjmë vlerësimet e dëmëve dhe do të kërkojmë ndihmë nga shteti, tash n’a është e nevojshme ndihma në mekanizëm”, ka thënë Zoran Antiq, kryeshef i Vranjës.

Qeveria e Serbisë do të dërgoj ndihmë në vlerë nga 50.000 euro Maqedonisë dhe Shqipërisë, përshkak të përmbytjeve të cilat kanë ndodhur në këto dy shtete fqinje, është thënë pas mbledhjes. Vendimi për këtë ndihmë është miratuar me propozim të kryetarit të Qeverisë, Alleksandër Vuçiq.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka