31.12.2025.

MUSLIU: NË BUJANOC NUK DO TË KETË PUSHIME NGA PUNA

  • In Lajme
  • 8. February 2016.
  • 37 Views
MUSLIU: NË BUJANOC NUK DO TË KETË PUSHIME NGA PUNA

Bujanoc – Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se në vetqeverisjen lokale të Bujanocit nuk do të ketë lëshime nga puna në bazë të vendimit të Qeverisë së Serbisë rreth numrit maksimal të punësuarve në sistemin e vetqeverisjeve lokale, sepse kjo komunë në bazë të kritereve të parapara ka të drejtë që të punësoj edhe nëntë punëtorë tjerë.

Musliu në seancën e KK të Bujanocit ka thënë se në administratën lokale dhe kompanitë publike, themelues i të cilave është komuna, janë të punësuar 498 dhe sipas kritereve të cilat i ka paraparë Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale rreth numrit maksimal të punësuarve për komunën e Bujanocit janë paraparë 507 të punësuar.

Përcaktimi i numrit maksimal të punësuarve për secilën vetqeverisje lokale caktohet në bazë të numrit të banorëve, numrit të vendbanimeve, hapësirës së përgjithshme, si dhe përdorit të gjuhës së pakicave në komunat në të cilat kjo është  e nevojshme.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака