30.12.2025.

MASAT E PËRKOHSHME NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 15. April 2015.
  • 39 Views
MASAT E PËRKOHSHME NË MEDVEGJË

Medvegjë – Në Medvegjë as pas pesë anulimeve nuk është mbajtur seanca e njëzetepestë e Kuvendit Komunal, me çka janë arritur kushtet për shpërbërjen e tij dhe zbatimin e masave të përkohshme.

Medvegjë – Në Medvegjë as pas pesë anulimeve nuk është mbajtur seanca e njëzetepestë e Kuvendit Komunal, me çka janë arritur kushtet për shpërbërjen e tij dhe zbatimin e masave të përkohshme.

Goran Ivanoviq, kryetar i Kuvendit Komunal të Medvegjës, ka thënë se prej 35 këshilltarëve kanë marrë pjesë në seancë vetëm 15 prej tyre.  

„Seancën e kanë bojkotuar katër këshilltar të grupit qytetar „Për Jabllanicën e Epërme – Sllobodan Drashkoviq“ dhe tre këshilltar të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), si dhe këshilltarët e opozitës“, ka thënë Ivanoviq, i cili është prej grupit të qytetarëve „Për Jabllanicën e Epërme – Sllobodan Drashkoviq“.

„Qëllimi i tyre, si dhe këshilltarëve e opozitës është që të futja e masave të përkohshme në komunën e Medvegjës“, ka thënë Ivanoviq.

 „Mendoj se futja masave të përkohshme do ti ndërpres investimet e filluara. Kemi pasur vendime shumë të rëndësishme për funksionimin e komunës, ndërsa fajin për jo-funskionimin e kësaj do t`a bartin ata të cilët nuk kanë dashur që të vijnë në seancë. Të gjithë do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme, populli do t`a vlerësoj se kush sa vlenë, kush sa do t`i fitojë dhe kush do t`a formojë pushtetin“, ka deklaruar Ivanoviq.

Dragisha Petroviq, kryetar i komunës së Medvegjës, ka deklaruar se qëllimi i vetëm i opozitës në Medvegjë ka qenë futja e masave të jashtëzakonshme.

 „Mendoj se kjo për qytetarët nuk është e mirë, sepse tash të gjitha investimet dhe shumë projekte tjera do të fshihen”, ka thënë Petroviq duke shtuar se është në pytje edhe përfundimi i projekteve infrastrukturore në rrjetin rrugor në territorin e kësaj komune.

 „Ajo përmban rreth 330 kilometra të rrugëve dhe përfshin edhe ndërtimin e ujësjellsit dhe asfalltimit të rrugëve të lagjeve. Rreth 80% e mjeteve të parapara për këto projekte do të dështojnë. Deri më tani janë të parapara rreth pesëdhjet milion dinarë për ndërtimin e rrugëve lokale, ndërsa 20 milion dinarë nga ato investime nuk mundemi t`i realizojmë përshkak të jo marrjes së vendimeve të Kuvendit Komunal, për shkak të mungesës së kuorumit“, ka thënë Petroviq.

Petroviq ka thënë se „e vetmja pikë ndriçuese“, është ajo se miniera „Lece“, nënshkruan memorandum për aktivim, çka do të thotë ditë të mira për 300 deri 350 punëtorë në këtë minierë.

Seanca e fundit e Kuvendit Komunal të Medvegjës është mbajtur më 14 janar të vitit 2015, kur në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, për kryetar e Kuvendit Komunal është zgjedhur Goran Ivanoviq, ndërsa Dragisha Petroviq për kryetar komune, që të dy prej prej grupit të qytetarëve „Për Jabllanicën e Epërme – Sllobodan Drashkoviq“.

Masat e përkoshme mund të zgjasin më së shumti deri në 60 ditë, ndërsa afati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pas kalimit të kësaj kohe është prej 45 deri 60 ditë.

Burimi: Beta, Juzhne Vesti, Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака