25.12.2025.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES DHE U.D. DREJTORI I SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES MORËN PJESË NË BORDIN E PALËVE TË INTERESUARA NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 11. December 2025.
  • 61 Views
KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES DHE U.D. DREJTORI I SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES MORËN PJESË NË BORDIN E PALËVE TË INTERESUARA NË BUJANOC

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Aleksandar Martinović, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, morën pjesë sot në mbledhjen e Bordit të Palëve të Interesuara, e cila u mbajt në Departamentin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Në takim morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Christoph Kamp, si dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Republikën e Serbisë, Marcel Peško, gjë që i dha një peshë të veçantë rëndësisë së këtij forumi për komunitetin lokal.

Gjatë diskutimit konstruktiv u shqyrtuan çështje me rëndësi kyçe për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Departamentit, me theks të veçantë në përmirësimin e procesit mësimor, nevojat e studentëve, çështjet kadrovike, si dhe vazhdimin e mbështetjes nga institucionet shtetërore me qëllim ruajtjen dhe forcimin e arsimit të lartë në një mjedis multietnik.

U veçua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm të të gjithë aktorëve në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj institucioni të arsimit të lartë, i cili përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme të shtetit në fushën e arsimit në jug të Serbisë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se Departamenti i Fakultetit Ekonomik në Bujanoc ka një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e mundësive arsimore për të rinjtë dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit, dhe se mbështetja e përbashkët e institucioneve do të mbetet prioritet.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака