03.06.2026.

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE TË SUBVENCIONIMIT PËR SUBJEKTET EKONOMIKE NË PRONËSI PRIVATE NË VITIN 2026 NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE TË SUBVENCIONIMIT PËR SUBJEKTET EKONOMIKE NË PRONËSI PRIVATE NË VITIN 2026 NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për pranimin e Programit të masave mbi shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subvencionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private në vitin 2024 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nr. 05 401–5069/2026, datë 28.05.2026, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejmë: Shërbimi i Trupit Koordinues)

shpall

KONKURS

për ndarjen e mjeteve të subvencionimit për subjektet ekonomike në pronësi private në vitin 2026 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

I SHUMA E MJETEVE

Konkursi zbatohet nga Shërbimi i Trupit Koordinues për ndarjen e mjeteve në shumën e përgjithshme prej 24.428.000,00 dinarësh, edhe atë për komunën e Preshevës në shumën prej 9.404.780,00 dinarësh, për komunën e Bujanocit në shumën prej 10.137.620,00 dinarësh, për komunën e Medvegjës në shumën prej 4.885.600,00 dinarësh.

Me mjetet e përcaktuara do të financohen masat në vijim:

  1. Masa I – bashkëfinancimi i projekteve të sipërmarrësve që kanë tendencë rritjeje dhe krijimi të vendeve të reja të punës, në lartësi prej 40% të shumës së përgjithshme të mjeteve të ndara për secilën komunë veç e veç;
  2. Masa II – bashkëfinancimi i projekteve të shoqërive të vogla ekonomike, në përputhje me Rregulloren për rregullat e ndarjes së ndihmës shtetërore (13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13, 119/14, 23/21 – rregullore tjetër, 66/21 – rregullore tjetër, 99/21 – rregullore tjetër, 20/23 – rregullore tjetër, 43/23 – rregullore tjetër, 48/23 – rregullore tjetër dhe 17/25 – rregullore tjetër), të cilat sipas Ligjit për Kontabilitetin („Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 73/19 dhe 44/21 – ligj tjetër) klasifikohen si mikro dhe shoqëri të vogla ekonomike (në tekstin e mëtejmë: mikro dhe shoqëri të vogla ekonomike), që kanë tendencë rritjeje dhe krijimi të vendeve të reja të punës, gjithnjë në përputhje me Rregulloren për rregullat dhe kushtet e ndarjes së ndihmës me vlerë të vogël (ndihma de minimis) („Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 17/25), në lartësi prej 60% të shumës së përgjithshme të mjeteve të ndara për secilën komunë veç e veç.

Мasa I 

Mjetet e përcaktuara për Masën I arrijnë në 9.771.200,00 dinarë, ndërsa do të shpërndahen sipas komunave në përpjesëtim me përqindjen e shpërndarjes së mjeteve të përgjithshme të dedikuara për këtë qëllim.

Mjetet e papërdorura nga Masa I do të shpërndahen në kuadër të Masës II.

Mjetet e përcaktuara për Masën II arrijnë në 14.656.800,00 dinarë, ndërsa do të shpërndahen sipas komunave në përpjesëtim me përqindjen e shpërndarjes së mjeteve të përgjithshme të dedikuara për këtë qëllim.

Qëllimi i këtij konkursi është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet ekonomike që i plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% të shpenzimeve neto (pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar – TVSH) të furnizimit për Masën I dhe Masën II nga pika 1.3, për mikro dhe shoqëritë e vogla ekonomike si dhe për sipërmarrësit.

Shpenzimet nuk përfshijnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit.

II KUSHTET E KONKURSIT

Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë subjektet ekonomike të regjistruara në Agjencinë për Regjistra Ekonomikë (APR), dhe atë:

  1. Personat juridikë të kategorizuar si mikro dhe shoqëri të vogla ekonomike;

         2)  Sipërmarrësit;

të cilët janë të regjistruar për veprimtari prodhuese dhe shërbyese në sektorët: B – Minierat, C – Industria përpunuese, D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, E – Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza, kontrolli i proceseve të largimit të mbeturinave dhe aktivitete të ngjashme, F – Ndërtimtaria, (sipas Klasifikimit të Veprimtarive në përputhje me Rregulloren për Klasifikimin e Veprimtarive („Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 54/10) dhe të publikuar në faqen zyrtare të Entit Republikan të Statistikave – www.stat.gov.rs), si dhe që kanë selinë në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përjashtimisht, mjetet mund të ndahen edhe për subjektet e sektorit G – Tregtia me shumicë dhe pakicë, kur përveç tregtisë, ndërmarrja ushtron edhe veprimtari prodhuese. Në këtë rast është e nevojshme të dorëzohen: fotografi të impiantit/prodhimit, fotografi të makinerive ose mekanizimit ekzistues, kartelat e mjeteve themelore për këto pajisje, tri (3) fatura për mallrat e dorëzuara ose punët e kryera në periudhën paraprake. 

Në sektorin G, mjetet nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për veprimtari tregtare, si p.sh.: blerja e automjeteve për shpërndarje, pajisje për objekte tregtare, dhe qëllime të ngjashme.

Mjetet e pakthyeshme nuk janë të dedikuara për

  1. Aktivitetet dhe projektet për të cilat tashmë është miratuar ndonjë formë e ndihmës shtetërore; 
  2. Mjetet e përhershme qarkulluese; 
  3. Projektet e ekonomive bujqësore individuale të regjistruara; 
  4. Projektet që lidhen me partitë politike; 
  5. Projektet që kanë të bëjnë me: 

a) industrinë e duhanit; 

b) prodhimin e pijeve alkoolike të distiluara; 

c) bastet dhe lojërat e fatit; 

d) armët dhe municionin;

      6) Ofrimin e shërbimeve të regjistruara në sektorët: 

A – Bujqësia;  H – Transporti dhe magazinimi;  I – Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit;  J – Informimi dhe komunikimi;  K – Veprimtaritë financiare dhe sigurimet;  L – Veprimtaritë me pasuri të paluajtshme;  M – Veprimtaritë profesionale, shkencore, inovative dhe teknike;  N – Veprimtaritë administrative dhe shërbimet ndihmëse;  O – Administrata shtetërore dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm;  P – Arsimi;  Q – Shëndetësia dhe mbrojtja sociale;  R – Arti, argëtimi dhe rekreacioni;  S – Veprimtari të tjera shërbyese;  T – Veprimtaria e ekonomive familjare si punëdhënës; veprimtaria e ekonomive familjare që prodhojnë mallra dhe shërbime për nevoja vetjake;  U – Veprimtaria e organizatave dhe organeve eksteritoriale, sipas Klasifikimit të Veprimtarive (faqja zyrtare e Entit Republikan të Statistikave: www.stat.gov.rs).

Vërejtje: Ekziston mundësia e ndarjes së mjeteve edhe në sektorin G, kur përveç tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërmarrja në veprimtarinë e saj ushtron edhe veprimtari prodhuese. Me këtë rast është e nevojshme të dorëzohen fotografi të repartit të prodhimit, të makinerive ose mekanizimit ekzistues, si dhe kartelat e mjeteve themelore për to, si dhe tre fatura për mallrat e dorëzuara ose punët e kryera në periudhën paraprake.

Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë aplikuesit që i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Kushtet themelore

  1. Të kenë dorëzuar formularin e plotësuar të aplikimit pranë Shërbimit të Trupit Koordinues, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me këtë program dhe konkursin e shpallur; 
  2. Për të njëjtin qëllim të mos kenë shfrytëzuar mjete stimuluese nga Buxheti i Republikës së Serbisë, buxheti i vetëqeverisjes lokale apo organizatat donatore; 
  3. Të kenë siguruar mjete financiare vetanake për bashkëfinancimin e projektit (shlyerja e obligimeve nga mjetet vetanake për blerjen e pajisjeve përmes cesionit ose kompensimit nuk lejohet); 
  4. T’i kenë shlyer të gjitha obligimet në bazë të tatimeve dhe kontributeve; 
  5. T’i kenë shlyer të gjitha obligimet në bazë të taksave lokale; 
  6. Të jenë në pronësi shumicë private; 
  7. Të jenë të regjistruar në Agjencinë për Regjistra Ekonomikë (APR) dhe që brenda një viti para dorëzimit të aplikimit të mos u jetë shqiptuar masë e formës së prerë për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë; 
  8. Të ekzistojnë dhe të operojnë së paku tre (3) vite në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc ose Medvegjë – pra selia e subjektit ekonomik të jetë në territorin e këtyre komunave së paku që nga viti 2023 (dhe të kenë raportet financiare për vitet 2023, 2024 dhe 2025); 
  9. Deri në ditën e dorëzimit të aplikimit të kenë të paktën dy (2) të punësuar me kontratë pune për kohë të pacaktuar (dëshmi: formulari M4 dhe/ose MA); 
  10. Llogaria bankare e aplikuesit të mos ketë qenë e bllokuar që nga data 1 janar 2026; 
  11. Ndaj tyre të mos jetë hapur procedurë falimentimi ose likuidimi; 
  12. Të mos konsiderohen ndërmarrje në vështirësi, sipas përkufizimit në vijim:

Subjekt ekonomik në vështirësi konsiderohet ai subjekt që nuk është në gjendje të parandalojë humbjet me mjetet e veta, me mjetet e pronarëve/aksionarëve të tij, të kreditorëve ose me mjete nga burime të tjera në treg dhe i cili, pa ndërhyrjen e shtetit, do ta rrezikonte mbijetesën e tij në afat të shkurtër ose të mesëm.

Një subjekt ekonomik konsiderohet në vështirësi:

  nëse përgjegjësia për borxhet e tij është e kufizuar dhe ai ka humbur më shumë se gjysmën e kapitalit themelor, prej të cilit më shumë se një e katërta është humbur gjatë 12 muajve të fundit;

  nëse të paktën një person përgjigjet pa kufizim për borxhet e tij, ndërsa në raportet financiare paraqitet se kapitali i tij është zvogëluar për më shumë se gjysmën, prej të cilit më shumë se një e katërta është humbur gjatë 12 muajve të fundit;

  i plotëson kushtet për hapjen e procedurës së falimentimit.

Subjekti ekonomik konsiderohet në vështirësi edhe kur nuk plotësohet asnjë nga kushtet e mësipërme, por ekzistojnë tregues të qartë që dëshmojnë vështirësi financiare, si: rritja e humbjeve; ulja e të ardhurave totale; rritja e stokut të mallrave; kapacitete të tepërta; zvogëlimi i flukseve monetare; rritja e borxheve; rritja e shpenzimeve të interesit; rënia ose vlera neto zero e pasurisë.

Në vështirësinë më të madhe ndodhet subjekti ekonomik që është i paaftë për pagesë (insolvent) ose ndaj të cilit është hapur procedura e falimentimit.

b)  Kushtet specifike

Një subjekt ekonomik nga territori i një komune mund të paraqesë vetëm një aplikim për financimin e një projekti.

Subjektet ekonomike që kanë përfituar mjete në konkurset e shpallura në bazë të Programit të Masave për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private në vitet 2021, 2022, 2023, 2024 dhe 2025 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë konkurs. Në të kundërtën, aplikimi do të refuzohet si i palejuar.

Subjektet ekonomike që kanë përfituar mjete të pakthyeshme nga konkurset e Shërbimit të Trupit Koordinues në vitet 2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019 dhe 2020, kanë të drejtë të aplikojnë në konkursin e vitit 2026.

Gjatë vlerësimit të aplikimeve, përparësi do të kenë subjektet ekonomike që deri më tani nuk kanë përfituar subvencione nga konkurset e Shërbimit të Trupit Koordinues, në rast se arrijnë numër të njëjtë pikësh gjatë renditjes.

Aplikimet e subjekteve ekonomike kundër të cilave zhvillohet procedurë gjyqësore për mosrealizimin e detyrimeve nga kontratat e mëparshme për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme me Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të refuzohen si të palejuara.

Nëse subjektet ekonomike aplikojnë për mjete për blerjen e pajisjeve kompjuterike ose pajisjeve që përdorin softuerë specifikë, pajisja që blihet nuk guxon të jetë më e vjetër se 10 vjet. Nëse subjektet ekonomike aplikojnë për mjete për blerjen e pajisjeve prodhuese që nuk përmbajnë komponentë kompjuterikë dhe softuer, pajisja që blihet nuk guxon të jetë më e vjetër se 25 vjet.

Nëse ndodh që dy subjekte ekonomike të kenë numër të njëjtë pikësh, përparësi do t’i jepet atij subjekti ekonomik që ka dëshmuar se ka realizuar ndonjë projekt me përgjegjësi shoqërore.

c) kuadri financiar

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% të kostove neto (pa TVSH) të furnizimit për Masën I dhe Masën II nga pika 1.3, për mikro dhe shoqëritë e vogla ekonomike si dhe për sipërmarrësit.

Kostot nuk përfshijnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit.

Mjetet e pakthyeshme ndahen sipas destinimit të përcaktuar në pikën 1.3, si më poshtë:

а)  Sipërmarrësit konkurrojnë për ndarjen e mjeteve sipas kritereve të mëposhtme:

1. Sipërmarrësit që nuk kanë detyrim për mbajtjen e librave afaristë (tatimim paushall) mund të aplikojnë për mjete deri në shumën maksimale prej 2.000.000,00 dinarësh.

Kriteri për shpërndarje është mesatarja e të ardhurave neto të realizuara gjatë dy viteve të fundit, e cila duhet të jetë së paku në vlerë të dyfishtë të mjeteve të kërkuara.

2. Sipërmarrësit që mbajnë libra afaristë sipas sistemit të kontabilitetit të dyfishtë mund të aplikojnë deri në shumën maksimale prej 3.000.000,00 dinarësh, sipas të njëjtave kushte si sipërmarrësit e tatimuar në mënyrë paushalle, me kusht që përveç të ardhurave në vlerë të dyfishtë të mjeteve të kërkuara, të kenë edhe vlerë të dyfishtë të pasurisë së pashlyer, përkatësisht të mjeteve të përhershme.

b) Mikro dhe shoqëritë e vogla ekonomike, si dhe sipërmarrësit nga industria prodhuese, ndërtimore dhe ricikluese Subjektet që merren kryesisht me prodhim mund të aplikojnë për mbështetje financiare në shumën maksimale:

1) Deri në 3.000.000,00 dinarë, pa TVSH, për projekte të furnizimit me pajisje me qëllim: rritjen e kapaciteteve ekzistuese të prodhimit;  rritjen e produktivitetit dhe cilësisë; sigurimin e një faze më të avancuar të përpunimit të produkteve.

2) Deri në 3.000.000,00 dinarë, pa TVSH, për projekte të furnizimit me pajisje me qëllim: prodhimin e një produkti të ri; prodhimin e produkteve me vlerë më të lartë të shtuar; rritjen e mundësive për eksport; zëvendësimin e importeve; zgjerimin e tregut të shitjes; përmirësimin e pozicionit në treg; blerjen e pajisjeve për ambalazh të ri ose paketim të ri të produkteve;  blerjen e pajisjeve për realizimin e shërbimeve të regjistruara në sektorët B deri F (G) të Klasifikimit të Veprimtarive.

Pjesa e mbetur e mjeteve financiare, subjektet ekonomike janë të obliguara ta financojnë nga burimet e veta, përkatësisht nga mjetet që nuk burojnë nga buxheti i Republikës së Serbisë, buxheti i vetëqeverisjes lokale ose organizatat donatore. Mjetet vetanake për bashkëfinancimin e projekteve duhet të sigurohen në para. Shlyerja e detyrimeve nga mjetet vetanake për furnizimin e pajisjeve nëpërmjet cesionit ose kompensimit nuk lejohet. Për bashkëfinancimin nga burimi vetanak i financimit nuk mund të përdoren mjete të siguruara nga kreditë, leasingu dhe burime të tjera financimi të cilat nuk mund të konsiderohen si mjete vetanake. Shuma e ndihmës së pakthyeshme të miratuar nuk mund të jetë më e vogël se 300.000,00 dinarë, pa tatimin mbi vlerën e shtuar.

Mjetet do të përdoren në atë mënyrë që Shërbimi i Trupit Koordinues do të kryejë pagesa të drejtpërdrejta sipas pro-faturës ndaj furnizuesit, përkatësisht dorëzuesit, të cilin e zgjedh përfituesi i mjeteve.

Mjetet për realizimin e masës nuk mund të përdoren për: detyrime të prapambetura në bazë të taksave dhe tatimeve, hua dhe këste për shlyerjen e kredive; shpenzime të garancive, policave të sigurimit, interesave, shpenzimeve të operacioneve bankare, trajnimeve, certifikimit të produkteve dhe dallimeve kursore; shpenzime doganore dhe administrative, kreditimin e personave të tretë, shërbime konsulence, shpenzime për hartimin e propozim-projektit dhe grumbullimin e dokumentacionit për aplikim në konkurs, shpenzime të transportit të pajisjeve, shpenzime të ekspertizës, trajnimin e punonjësve dhe shërbime të tjera që lidhen me realizimin e projektit.

Investimet fillestare dhe vendet e reja të punës të krijuara në lidhje me këto investime duhet të mbeten në të njëjtën zonë, përkatësisht në të njëjtin rajon, për së paku tre vjet pas përfundimit të projektit.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Dokumentacioni që dorëzohet gjatë paraqitjes së kërkesës:

  1. Formulari i aplikimit i plotësuar në mënyrë të rregullt, i vulosur dhe i nënshkruar – Formulari nr. 1A ose 1B; Formulari i aplikimit detyrimisht duhet të përmbajë numrin e të punësuarve të rinj që do të angazhohen – në të kundërtën, aplikimi refuzohet si i paplotë; 
  2. Deklarata me shkrim e nënshkruar dhe e vulosur për pranimin e kushteve për ndarjen e mjeteve – Formulari nr. 2; 
  3. Lista inventarizuese e mjeteve themelore më datë 31 dhjetor 2025; 
  4. Formulari i plotësuar, i nënshkruar dhe i vulosur i kostove të projektit me strukturën e bashkëfinancimit nga aplikuesi, me paraqitjen e burimeve të siguruara për bashkëfinancimin e projektit – Formulari nr. 3; 
  5. Arsyetim me të cilin shpjegohet në çfarë mënyre pajisja që blihet do të kontribuojë në uljen e konsumit të energjisë për njësi produkti dhe i cili detyrimisht duhet të përmbajë: 

           1) Në rast të zëvendësimit të pajisjes ekzistuese:

  • karakteristikat teknike të pajisjes së re, e cila është objekt i blerjes, si dhe të pajisjes ekzistuese, me të dhëna të detyrueshme për konsumin e energjisë për njësi produkti ose në nivel vjetor dhe numrin e orëve të punës gjatë vitit; 
  • nëse pajisja është e shënuar me klasë ose ndonjë shenjë tjetër të efikasitetit energjetik, detyrimisht duhet të jepen të dhënat për pajisjen ekzistuese dhe atë të re; 
  • masat për përmirësimin e efikasitetit energjetik në prodhim që do të ndërmerren me instalimin e pajisjes së re; 
  1. Në rast të instalimit të pajisjes së re:
  • karakteristikat teknike të pajisjes së re, e cila është objekt i blerjes; 
  • nëse pajisja është e shënuar me klasë ose ndonjë shenjë tjetër të efikasitetit energjetik, detyrimisht duhet të jepet ky informacion; 
  • masat për përmirësimin e efikasitetit energjetik në prodhim që do të ndërmerren me instalimin e pajisjes së re. 

Për blerjen e pajisjeve të përdorura, efikasiteti energjetik duhet të arsyetohet në detaje, si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi i pajisjes. Në rast të blerjes së pajisjes së re, konsiderohet se efikasiteti energjetik ekziston.

  1. Vendimi i aplikuesit për furnizuesin, përkatësisht shitësin e zgjedhur, me arsyetim dhe pro-faturë; 
  2. Nëse subjekti ekonomik ka realizuar ndonjë projekt me përgjegjësi shoqërore, duhet të dorëzohet një përshkrim i shkurtër i projektit dhe burimet e verifikimit. 

Dokumentacioni që sigurohet në përputhje me nenet 9 dhe 103 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative („Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 18/16 dhe 95/18 – interpretim autentik):

  1. Ekstrakti nga Agjencia për Regjistra Ekonomikë; 
  2. Akti themelues i aplikuesit (origjinal ose fotokopje e vërtetuar); 
  3. Raportet financiare vjetore për vitet 2023, 2024 dhe 2025 (bilanci i gjendjes, bilanci i suksesit dhe aneksi statistikor), të vërtetuara nga kontabilisti dhe përfaqësuesi ligjor i subjektit ekonomik, së bashku me listën inventarizuese të mjeteve themelore më datë 31 dhjetor 2025; (për sipërmarrësit që mbajnë kontabilitet të thjeshtë nuk dorëzohet bilanci i gjendjes). 
    • Sipërmarrësit dorëzojnë vëllimin e qarkullimit të realizuar dhe të shërbimeve prodhuese në vitet 2023, 2024 dhe 2025, kopje të kontratave të lidhura me blerësit dhe deklaratë të vërtetuar (bazuar në formularin KPO) me të cilën konfirmojnë: 
    • lëvizjen e të ardhurave nga shitja e produkteve/shërbimeve prodhuese në vitin 2025 (rritjen); 
    • investimet e sipërmarrësit në mënyrë kumulative gjatë viteve 2024 dhe 2025; 
    • vëllimin e qarkullimit të realizuar të mallrave dhe shërbimeve prodhuese në vitin 2025. Nëse sipërmarrësi nuk dorëzon ndonjë nga dokumentet e lartpërmendura, aplikimi refuzohet si i paplotë.
  1. Formulari i paraqitjes M4 dhe/ose MA për të punësuarit, si dhe ekstrakti PPP-PD për tre muajt e fundit që i paraprijnë konkursit; 
  2. Formulari JCI – formulari i Administratës Doganore me të cilin dëshmohet se tregu i plasmanit të mallrave dhe shërbimeve prodhuese është i huaj, në rast se aplikuesi në aplikim deklaron se tregu i plasmanit është jashtë vendit. Nëse formulari nuk dorëzohet, do të konsiderohet se tregu i plasmanit është vendor; 
  3. Vërtetimi origjinal i filialit kompetent të Administratës Tatimore se aplikuesi ka shlyer të gjitha detyrimet në bazë të tatimeve dhe kontributeve deri në datën e publikimit të konkursit; 
  4. Vërtetimi origjinal i organit kompetent të vetëqeverisjes lokale se aplikuesi ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj vetëqeverisjes lokale deri në datën e publikimit të konkursit; 
  5. Vërtetimi origjinal i organit kompetent se ndaj subjektit ekonomik gjatë vitit të fundit para publikimit të thirrjes publike nuk është shqiptuar masë e formës së prerë për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë – i lëshuar pas publikimit të konkursit; 
  6. Vërtetimi i Bankës Popullore të Serbisë se llogaria e aplikuesit nuk ka qenë e bllokuar që nga 1 janari 2026 – i lëshuar pas publikimit të konkursit; 
  7. Vërtetimi i Agjencisë për Regjistra Ekonomikë ose i gjykatës kompetente se ndaj subjektit ekonomik nuk është hapur procedurë falimentimi ose likuidimi, i lëshuar pas publikimit të konkursit.

IV AFATI PËR PARAQITJEN DHE DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Afati për paraqitjen e aplikimeve në konkurs është 26.06.2026.

Aplikuesit do t’i dorëzojnë aplikimet me dokumentacionin përcjellës Shërbimit të Trupit Koordinues personalisht ose me postë të rekomanduar në adresën:

Служба Координационог тела Владе Републике Србије за општине Прешево, Бујановац и Медвеђа

Булевар Михаила Пупина 2, 11 070 Нови Београд

(Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Bulevardi Mihajlo Pupin nr. 2
11 070 Novi Beograd)

         Aplikimet dorëzohen në zarf të mbyllur dhe të vulosur me shënimin: „Пријава за конкурс – за средства за субвенције приватним предузећима у 2026. години у општинама Прешево, Бујановац и Медвеђа, me vërejtjen: „НЕ ОТВАРАТИ ПРЕ ИСТЕКА РОКА“, si dhe me emrin e plotë dhe adresën e dërguesit të shënuar në pjesën e pasme të zarfit. 

Aplikimet që nuk paraqiten në mënyrën e përcaktuar më sipër nuk do të merren në shqyrtim.

V NDARJA E MJETEVE

Shqyrtimin, kontrollin e rregullsisë formale, vlerësimin e aplikimeve dhe marrjen e vendimit për ndarjen e mjeteve të subvencioneve e kryen Komisioni, i cili formohet me vendim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Çdo aplikim vlerësohet në bazë të kritereve për vlerësimin e aplikimeve dhe hartohet lista e renditjes në bazë të numrit të pikëve, në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Do të shqyrtohen vetëm aplikimet e plota dhe të dorëzuara brenda afatit.

Nëse disa aplikime kanë numër të njëjtë pikësh, përparësi do të ketë aplikimi në të cilin numri i të punësuarve të rinj të planifikuar është më i madh.

Komisioni mund të kryejë verifikim shtesë të dokumentacionit të dorëzuar dhe të kërkojë informacione shtesë gjatë procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikimeve (p.sh. verifikimin e çmimeve të tregut për pajisjet që do të blihen), por vetëm për aplikuesit që kanë përmbushur kushtet formale të përcaktuara në Program dhe në konkurs. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet e plota dhe të dorëzuara brenda afatit.

 Vlerësimin e aplikimeve që i plotësojnë kushtet formale të përcaktuara në pikën 1.7, Komisioni e kryen sipas kritereve të mëposhtme: lëvizja e të ardhurave nga shitja e produkteve/shërbimeve prodhuese në vitin 2025 në raport me vitin 2024, rritja e numrit të të punësuarve në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, numri i të punësuarve, investimet e personit juridik në mënyrë kumulative gjatë viteve 2024 dhe 2025, tregu i plasmanit të produkteve përkatësisht shërbimeve prodhuese të personit juridik, vëllimi i qarkullimit të realizuar të mallrave dhe shërbimeve prodhuese në vitin 2025, indikatorët financiarë të subjektit ekonomik – likuiditeti dhe profitabiliteti (numri i kontratave të nënshkruara me blerësit, numri i blerësve me të cilët janë nënshkruar kontrata dhe vlera e kontratave – për sipërmarrësit), ndikimi i aktiviteteve në rritjen e konkurrueshmërisë, efikasiteti energjetik i pajisjes që do të blihet, nëse përfituesi i mjeteve ka shfrytëzuar më parë mjete të Shërbimit të Trupit Koordinues, lartësia e propozuar e bashkëfinancimit nga burimet vetanake, vlerësimi i numrit të vendeve të reja të punës që do të krijohen me realizimin e investimit, standardet e biznesit dhe pjesëmarrja e grave në numrin e përgjithshëm të të punësuarve.

Kriteret e lartpërmendura për pikëzimin e aplikimeve janë të përpunuara në detaje në formularin „Kriteret për vlerësimin e aplikimeve“.

      Numri maksimal i pikëve që një aplikim mund të fitojë sipas kritereve të lartpërmendura është 110 pikë.

Numri minimal i pikëve që një aplikim duhet të fitojë që t’i miratohen mjetet është 35 pikë.

Kriteret eliminuese për vlerësimin e aplikimeve janë:

  • që subjekti ekonomik të mos i plotësojë kushtet themelore të konkursit;
  • që aktiviteti i propozuar të mos jetë në përputhje me aktivitetet që janë objekt i konkursit;
  • që aplikimi të ketë më pak se 35 pikë;
  • që subjekti ekonomik të ketë vlerën e likuiditetit nën 0,49.

Në përputhje me kriteret e përcaktuara, Komisioni do të kryejë renditjen e aplikimeve për ndarjen e mjeteve. Pas përfundimit të renditjes, Komisioni, në bazë të autorizimeve nga vendimi për formimin e tij, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e skadimit të afatit për paraqitjen e aplikimeve, do të marrë vendimin për përzgjedhjen e aplikimeve të cilave do t’u ndahen mjetet e pakthyeshme, të cilin e nënshkruan kryetari/kryetarja e Komisionit.

Kandidatët, aplikimet e të cilëve janë refuzuar nga Shërbimi i Trupit Koordinues, kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda afatit prej 8 ditësh nga dita e pranimit të vendimit për ndarjen e mjeteve, në përputhje me nenet 32 dhe 147 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Në ankesë duhet të specifikohet vendimi që kundërshtohet, numri dhe data e vendimit, arsyet për paraqitjen e ankesës, si dhe arsyetimi përkatës.            

Ankesa i paraqitet Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes Komisionit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e aplikimeve për ndarjen e mjeteve të subvencioneve për subjektet ekonomike në pronësi private, në adresën: Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Bulevardi Mihajlo Pupin nr. 2 11070 Novi Beograd, Beograd.

Për ankesën vendos ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të ankesës.

Vendimi i Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit lidhur me ankesat e paraqitura është përfundimtar në procedurën administrative.

Mjetet e ndihmës së pakthyeshme të miratuar do të paguhen në llogarinë e furnizuesit, përkatësisht të dorëzuesit.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të nënshkruajë kontratë trepalëshe me përfituesit e mjeteve dhe me furnizuesit, përkatësisht dorëzuesit që ata kanë përzgjedhur.

Aktiviteti për të cilin janë miratuar mjetet, si dhe të gjitha pagesat që lidhen me realizimin e tij, duhet të fillojnë pas nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojnë brenda afatit prej 6 muajsh nga dita e lidhjes së kontratës.

Përfituesi i mjeteve dhe furnizuesi i pajisjeve janë të obliguar që, me rastin e nënshkrimit të kontratës me Shërbimin e Trupit Koordinues, të paraqesin: kambialin, autorizimin kambial dhe kërkesën për regjistrimin e kambialit, si dhe garancinë bankare të lëshuar në mënyrë të rregullt në favor të Shërbimit të Trupit Koordinues (nëse furnizuesi është person juridik i huaj).

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, furnizuesi, përkatësisht dorëzuesi, është i obliguar të dorëzojë vërtetimin origjinal të Agjencisë për Regjistra Ekonomikë për subjektet ekonomike vendore, përkatësisht të organit tjetër kompetent për subjektet ekonomike të huaja, se ndaj tyre nuk është iniciuar procedurë likuidimi ose falimentimi. Vërtetimi duhet të jetë lëshuar pas publikimit të konkursit.

Përfituesi i mjeteve është gjithashtu i obliguar të paraqesë edhe kërkesën për pagesën e mjeteve pranë Shërbimit të Trupit Koordinues.

Aplikuesi është i detyruar që, pas përfundimit të aktiviteteve/projekteve, t’i dorëzojë Shërbimit të Trupit Koordinues raportin për realizimin e aktiviteteve/projekteve të bashkëfinancuara, përmbajtja dhe afati i dorëzimit të të cilit do të përcaktohen me kontratë.

Dokumentacioni i lartpërmendur duhet t’i vihet në dispozicion Shërbimit të Trupit Koordinues për inspektim gjatë ushtrimit të kontrollit, si dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve.

VI FORMULARËT E KONKURSIT

Formularët e konkursit për dorëzimin e aplikimeve janë të disponueshëm në faqen e internetit të Trupit Koordinues: www.kt.gov.rs dhe në faqet e internetit të komunave Preshevë (www.presevo.rs), Bujanoc (www.bujanovac.rs) dhe Medvegjë (www.medvedja.ls.gov.rs). 

Për pyetje shtesë mund t’i drejtoheni vetëm në formë të shkruar në e-mail: fatos.mustafa@kt.gov.rs 

SHKARKONI DOKUMENTET:

Konkursi 2024_srb

Konkursi 2024_alb

Formulari 1A – Aplikimi i propozim-projektit për Masën 1

Formulari 1B – Aplikimi i propozim-projektit për Masën 2

Formulari 2 – Deklarata e pajtueshmërisë me kushtet e thirrjes

Formulari 3 – Formulari i shpenzimeve

Kriteret për shoqëritë mikro dhe të vogla ekonomike

Kriteret për ndërmarrësit (sipërmarrësit)

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit