Bujanoc – Nga vetqeverisja lokale paralajmrojnë se sëshpejti, me ndihmën e policisë së komunikacionit, do të zgjidhet problemi kronik i parkimit në hapësirat publike të qytetit.
Bujanoc – Nga vetqeverisja lokale paralajmrojnë se sëshpejti, me ndihmën e policisë së komunikacionit, do të zgjidhet problemi kronik i parkimit në hapësirat publike të qytetit.
Organet kompetente paralajmrojnë se do të largohen edhe automobilat të cilat pronarët e tyre i kanë “harruar”, sepse që moti nuk janë në gjendje funksionale.
Situata në trotoarët e Bujanocit, gjatë ditëve të ftohta, e kanë përkeqësuar edhe automobilat të parkuara në trotoare, ku në ato vende me shenja të komunikacionit është rrepsisht e ndaluar.
Për këtë këmbësorët nuk kanë shumë zgjidhje. Rrezikojnë, nëpër hapësira të ngushta, koridore të ngrira, apo me përgjegjësinë e vet të shkojnë nëpër rrugët ku nuk ka ngrica.
Në bazë të konkluzionit të Kuvendit Komunal do të shtohet prania e shërbimeve kompetente inspektoriale në terren, ashtu që përfundimisht të hiqet bora apo akulli nga trotoaret e Bujanocit. Në përputhje me këtë inspektorët do t`i urdhërojnë të gjithë pronarët e hapësirave biznesore që plotësisht të pastrojnë hapësirat pranë lokaleve të tyre. Sipas paralajmrimeve të meteorologëve, për këtë do të ndihmojnë edhe rritja e temperaturave ditore.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











