02.01.2026.

KOMUNA E BUJANOCIT PARALAJMRON LIRIMIN E TROTOARËVE

  • In Lajme
  • 1. February 2017.
  • 45 Views
KOMUNA E BUJANOCIT PARALAJMRON LIRIMIN E TROTOARËVE

Bujanoc – Nga vetqeverisja lokale paralajmrojnë se sëshpejti, me ndihmën e policisë së komunikacionit, do të zgjidhet problemi kronik i parkimit në hapësirat publike të qytetit.

Bujanoc – Nga vetqeverisja lokale paralajmrojnë se sëshpejti, me ndihmën e policisë së komunikacionit, do të zgjidhet problemi kronik i parkimit në hapësirat publike të qytetit.

Organet kompetente paralajmrojnë se do të largohen edhe automobilat të cilat pronarët e tyre i kanë “harruar”, sepse që moti nuk janë në gjendje funksionale.

Situata në trotoarët e Bujanocit, gjatë ditëve të ftohta, e kanë përkeqësuar edhe automobilat të parkuara në trotoare, ku në ato vende me shenja të komunikacionit është rrepsisht e ndaluar.

Për këtë këmbësorët nuk kanë shumë zgjidhje. Rrezikojnë, nëpër hapësira të ngushta, koridore të ngrira, apo me përgjegjësinë e vet të shkojnë nëpër rrugët ku nuk ka ngrica.

Në bazë të konkluzionit të Kuvendit Komunal do të shtohet prania e shërbimeve kompetente inspektoriale në terren, ashtu që përfundimisht të hiqet bora apo akulli nga trotoaret e Bujanocit. Në përputhje me këtë inspektorët do t`i urdhërojnë të gjithë pronarët e hapësirave biznesore që plotësisht të pastrojnë hapësirat pranë lokaleve të tyre. Sipas paralajmrimeve të meteorologëve, për këtë do të ndihmojnë edhe rritja e temperaturave ditore. 

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака