30.12.2025.

KOMPANIA KANADEZE “AVALLA RISORSIZ” VAZHDON KËRKIMET

  • In Lajme
  • 4. March 2015.
  • 54 Views
KOMPANIA KANADEZE “AVALLA RISORSIZ” VAZHDON KËRKIMET

Medvegjë – Kompania kanadezë “Avalla Risorsiz”, këtë vitë do të kryej punët e reja në projektin e Tullares në komunën e Medvegjë, i cili ka rëndësi për definimin e zonës së mineralizimit të arit, argjendit dhe plumbi në sipërfaqe, për arsye se punët e deritanishme kanë thënë rezultate inkurajuese, ka njoftuar kompania.

„Tani për tani zona objektive pak është kërkuar, mirëpo në planin e këtij viti janë punët e reja në terren, të cilat kanë për qëllim kërkimin e zonën paralele dhe zgjërimin e potencialeve të zonës së kërkuar“, ka deklaruar bartësi i kërkimeve në kompaninë Xhastin van der Torn.

Në njoftimin zyrtar të kompanisë janë prezentuar edhe rezultatet e llogoreve të pjesë jugore në zonën hulumtuese të Tullares, ku janë zbuluar dy depozite të bakrit dhe të arit, “Kiselak” dhe “Jellou krik” (Yellow Creek).

“Kompania Avala Risorsiz, vitin e kaluar ka marrë projektin e Tullares, pas integrimit të saj me kompaninë Dunav Risorsiz në Kanadë, ashtu që aktivitetet e ardshme t’i përfshijnë edhe analizat detale të punëve dhe rezultateve të deritanishme në projektin e dhënë”, ka thënë Van der Torn.

Në njoftim paralajmërohen edhe punët e tjera hulumtuese në projektin e arit Timok, i cili ndodhet në lindje të Serbisë, në afërsi të Zhagubincës, me qëllim të zgjërimit të depozitave egzistuse të definuara. Kompania më herët ka njoftuar se në bazë të rezultatit të deritanishëm të hulumtimit dhe studimit premilinar, hapja e minierës së parë të arit në Serbi ka kushtuar rreth 177 milionë dollar. Në rast se planet realizohen, në minierë punë do të gjejnë 250 punëtorë, ndërsa Republika e Serbisë në bazë të qirasë së minierës, për dhjetë vite mund të fitojë 30 milion dollarë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka