30.12.2025.

JANË HEQUR DY PARALELE NË GJUHËN SERBE

  • In Lajme
  • 9. March 2015.
  • 35 Views
JANË HEQUR DY PARALELE NË GJUHËN SERBE

Medvegjë – Admnistrata shkollore në Leskoc ka propozuar heqjen e dy ose tri paraleleve në gjuhën serbe në njërën shkollë të mesme në Medvegjë, e cila u prit me një rezistencë të madhe në vet shkollën, mirëpo edhe në selinë e rrethit të Jabllanicës.

Medvegjë – Admnistrata shkollore në Leskoc ka propozuar heqjen e dy ose tri paraleleve në gjuhën serbe në njërën shkollë të mesme në Medvegjë, e cila u prit me një rezistencë të madhe në vet shkollën, mirëpo edhe në selinë e rrethit të Jabllanicës.

„Ne nuk do të pajtohemi me ketë plan, sepse kjo do të thot që fëmijët nga Medvegja do të duhej të regjistrojnë shkollat e mesme në komuna tjera. Përveç kësaj, ky plan përshpejton eksodin e të rinjëve“, ka thënë Goran Stevanoviq, i cili është drejtor i shkollës.

Shkolla teknike në Medvegjë, ka tre drejtime të nivelit katërvjeçar – drejtimin teknik ekonomik, teknik turistik dhe maqinerik si dhe drejtimin teknik ekonomik në të cilin 11 nxënës janë të nacionalitetit shqiptarë. Me propozimin e ri të heqjes së drejtimin turistik dhe maqinerik, mendohet sjellja e një drejtimi të ri – drejtimi për mekanik për ngrohje dhe teknikës për ftohje – automekanik, me kohëzgjatje trivjeçare, për të cilin profesion egziston interesim shumë i vogël.

Vitin e parë e ndjekin 48 nxënës të nacionalitetit serb, ndërsa për këtë vit 64 nxënës nga Medvegja do t’a kryejnë klasën e tetë.

Kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Bozhidar Stojilkoviq, thotë se më së paku 15 nxënës janë nevojiten për formimin e një paralele dhe se plani i ministrisë është i papranueshëm.

„Kam kërkuar që ministria që mos t’i mbaj gjërat formale, por të fokusohet në përgjithsi që Medvegjën t’a bëjmë njejtë si Preshevën dhe Bujanocin, ku vlejnë disa rregulla tjera“, thotë Stojilkoviq.

Kryeshefi i Administratës Shkollore, Tomisllav Simoviq i cili ka mbajtur takim në Leskoc, me drejtorët e shkollave, ndërsa në prani të ndihmësit të ministrit të arsimit Zoran Kostiqit, thotë se shmangie të këtij plani të propozuar nuk do të ketë.

„Ai plan është propozuar në bazë të realizimit të dobët të regjistrimit në vitin e kaluar dhe në bazë të numrit të nxënësve të cilët e mbarojnë shkollimin këtë vit. Ministria nuk do të finansojë më paralele me 10 deri 12 nxënës, por ato duhen të kenë nga 30 nxënës“, thotë Tomisllav Simonoviq.

Ai shton se kjo nuk vlen për paralelen në gjuhën shqipe, as për paralelet e shkollave të mesme në Preshevë dhe Bujanoc, ku tolerohet numri i vogël i nxënësve të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën serbe.

Simonoviq theskon se me planin e propozuar të regjistrimit të shkollave në Medvegjë janë hapur dy paralele në gjuhën serbe edhe atë – drejtimi i teknikut ekonomik i cili zgjatë katër vite, mekanik dhe automekanik të nxemjes dhe teknikës për ftohje në kohëzgjatje trivjeçare, “në çdo profil arsimor nga 15 nxënës, çka i bie një paralele prej 30 nxënësve”.

Paralelja e tretë është teknik ekonomik në gjuhën shqipe.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака