30.12.2025.

GASHIQ: RENOVIMI I OBJEKTIT PËR REFUGJATË DHE EKIPET MJEKËSORE

  • In Lajme
  • 9. September 2015.
  • 38 Views
GASHIQ: RENOVIMI I OBJEKTIT PËR REFUGJATË DHE EKIPET MJEKËSORE

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, gjatë vizitës në Qendrën për Pranim në Preshevë ka deklaruar se me shpejtësi punohet në renovimin e dy ish objekteve e industrisë së duhanit për vendosjen e ekipeve mjekësore dhe grave me fëmijë.

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, gjatë vizitës në Qendrën për Pranim në Preshevë ka deklaruar se me shpejtësi punohet në renovimin e dy ish objekteve e industrisë së duhanit për vendosjen e ekipeve mjekësore dhe grave me fëmijë.

Ai ka thënë se edhe njëherë ka vërtetuar se Qeveria e Serbisë dhe organi kompetent punojnë si ekip në zgjidhjen e problemit me refugjatët.

„Rregullojmë këtë Qendër për Pranim dhe gjatë javës së ardhshme do të keni ndaras pjesën medicinale dhe pjesën e posaçme me shtretër për pranimin e refugjatëve. Jemi dakorduar se rrugën përmes fushës së Miratocit ta rregullojmë në mënyrë që të shkurtohet koha dhe rruga atyrëve që vijnë këtu në Preshevë. Kemi marrë donacion nga ushtria e norvegjeze, ajo është spitali polak të cilën do ta instalojmë në mënyrë që mjekët tanë të kenë kushtet adekuate“, ka thënë Gashiq.

Ai ka deklaruar se përfaqësuesit e ushtrisë kanë pastruar terrenin dhe do të ndihmojmë për renovimin e ish objektit të industrisë së duhanit ku janë vendosur 200 shtretër.

„Nesër me hyrjen e ushtrisë në këtë hapësirë e cila nuk është e rregulluar dhe kështu që sa më të shpejtë të fillohet edhe renovimi i objektit nga materiali i fortë. Në njërin objekt janë planifikuar rreth 200 shtretër dhe është planifikuar ndarja në objekt të veçant e grave të cilat kanë fëmijë“, ka njoftuar ministri i mbrojtjes.

Në 24 orët e fundit në qendrën e Preshevës janë ndarë 1.200 vërtetime. Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq thonë se magazinat tani kanë ushqim dhe ujë të nevojshëm.

 “Situata është e mirë. Kemi shumë njerëz. Kemi ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për fëmijë dhe foshja. Në ditë ndajmë prej 1.000 deri 1.200 shujtje”, thotë Arsim Mehmeit nga Kryqi i Kuq në Preshevë.

Emigrantët të cilët presin për dekumentacion në mënyrë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në drejtim të veriut thonë se në Serbi priten shumë mirë dhe marrin ushqim dhe ujë.

 “Në Serbi është mirë. Gjitha i kemi marrë. Nuk dijmë çka na pret në vazhdim”, komenton një djalë nga Siria i cili me katër fëmijë dhe gruan është nisur në drejtim të Beogradit.

Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, para vizitës në Preshevë ka vizituar edhe kampin në fushën e fshatit Miratoc me kufirin me Maqedoninë. Në këtë kamp momentalisht gjenden në mes 200 deri 300 emigrantë të cilët presin transportin për në Preshevë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака