30.12.2025.

FTESË PENZIONERËVE QË TË PARAQITEN PËR TË SHKUAR MË RAHABILITIMIN FALAS DHJETË DITOR NË NJËRËN NGA 24 BANJA

  • In Lajme
  • 8. April 2015.
  • 36 Views
FTESË PENZIONERËVE QË TË PARAQITEN PËR TË SHKUAR MË RAHABILITIMIN FALAS DHJETË DITOR NË NJËRËN NGA 24 BANJA

Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor fton penzionerë të cilëve i’u janë pensionet më të vogla se 23.159 dinarë që të lajmërohen për të shkuar në rehabilitimin falas dhjetë ditor në njërën nga 24 banja.

Paraqitja zgjatë deri më 15 prill. Të drejtë për t’u paraqitur në konkursin e shpallur kanë pensionistët të kategorisë të punësuar, veprimtarisë individuale dhe bujqit, ndërsa paraqitjet dorëzohen në organizatat komunale të penzinonistëve, sipas vendit të vendbanimit, ka njoftuar Fondi i PIO-s.

Kusht është që pensionistët të mos kenë edhe ardhura të tjera personale dhe të mos t’a ken përdorur qëndrimin mbi harxhimet e Fondit në pesë vitet e fundit, ndërsa për bujqit është e nevojshme që t’i kenë më së paku 10 vjet të stazhit të sigurimit “bujqësor”. Sëbashku me paraqitjen duhen të dorëzohen edhe çeku pensional për muajin janar dhe shkurt për vitin 2015, dëshmia rreth vlerës së pensionit të fituar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare (çertifikata e bankës ose vërtetimi i bartësit të huaj të sigurimit social), fotokopja e letërnjoftimit, dokumentacioni medicinal egzistues dhe deklarata e nënshkruar (në formularin e caktuar paraqitës) rreth të ardhurave personale, si dhe se në pesë vitet e fundit nuk kanë shfrytëzuar rehabilitimin mbi harxhimeve të Fondit.

Qëndrimi falas përfshin edhe kontrollimin mjekësor, terepinë si dhe harxhimet rrugore sipas çmimit të biletës së autobusit, trenit të klasit të dytë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka