30.12.2025.

ËSHTË NDALUAR KONTRABANDIMI I 8,5 KG HEROINË

  • In Lajme
  • 4. March 2015.
  • 38 Views
ËSHTË NDALUAR KONTRABANDIMI I 8,5 KG HEROINË

Preshevë – Doganierët në vendkalimin e Preshevës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar kontrabandimin e 8.5 kilogram të lëndës narkotike heroinë.

Preshevë – Doganierët në vendkalimin e Preshevës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar kontrabandimin e 8.5 kilogram të lëndës narkotike heroinë.

„Tetë kilogram dhe 347 gramë heroinë janë gjetur me rastin e kontrollimit të veturës Ford Fokus, me targa të maqedonisë“, thuhet në komunikatën e Administratës Doganore.

Automobilin e ka drejtuar shtetasi maqedon, ndërsa në vetur përveç tij kanë qenë edhe nëna, gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Në pyetjen e doganierit se cilat janë aryet e vizitës së tij në Serbi, pronari i veturës është përgjigjur se është nisur nga Shkupi për ta sjellur nënë e tij në Banjë të Bujanocit dhe ku mëpastaj do të kthehet në Preshevë.

Mirëpo, për shkak të informacioneve se pronari i automobilit merret me punët e narkotikëve, vetura është kontrolluar në skenerin e doganës, ku dhe është zbuluar bunkeri të ndrryesi i shpejtësive, në të cilin janë zbuluar 16 paketa të vogla me heroinë, vlera dhe pastërtia e të cilës do të konfirmohet me rastin e ekspertizës.
 

Pronari i veturës dhe droga e zbuluar i’u janë dorëzuar policisë.

Burmi: Beta dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака