01.01.2026.

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PËRKRAHJEN E KOMPANIVE MIKRO DHE TË VOGLA

  • In Lajme
  • 11. April 2016.
  • 41 Views
ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PËRKRAHJEN E KOMPANIVE MIKRO DHE TË VOGLA

Beograd – Sipëmarrësit, kompanitë mikro dhe të vogla nga 34 komuna të jugperendimit dhe juglindjes së Serbisë mund të konkurojnë deri 10 qershor, për fitimin e ndihmës së pakthyeshme nga fondi me vlerë prej 250.000 euro, të cilën e kanë siguruar Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës.

Beograd – Sipëmarrësit, kompanitë mikro dhe të vogla nga 34 komuna të jugperendimit dhe juglindjes së Serbisë mund të konkurojnë deri 10 qershor, për fitimin e ndihmës së pakthyeshme nga fondi me vlerë prej 250.000 euro, të cilën e kanë siguruar Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës.

Programi zhvillimor i Progresit Europian ka njoftuar se ka shpallur ftesë publike për ndarjes e kësaj ndihme të pakthyeshme, me qëllim të rritjes së prodhimit dhe krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë sipërmarrësit e kompanive të mikro dhe të vogla të cilat janë të regjistruara në vitin 2013 dhe 2014 në territorin e 34 komunave të cilat i mbulon programi i Progresit Europian, ku në të cilat janë të përfshira edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kompanitë duhen të jenë në pronësi më të madhe vendore private, të kenë të realizuar fitim biznesor në fund të vitit 2015, si dhe të shlyejnë detyrimet në bazë të pagimit të tatimit dhe kontributeve.

„Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës me këtë ftesë publike ofrojnë ndihmë sektorit privat i cili është kyç për rritje ekonomike dhe rritjen e punësimit”, tha Grem Tyndall, udhëheqës i programit të Progresit Europian.

Programi do të përkrah më sëpaku 12 projekte, ndërsa mjetet e ndara për projekt nuk mund të kalojnë shumën e 25.000 eurove për kompanitë e vogla dhe shumën prej 15.000 euro për kompanitë mikro apo sipërmarrësit, ndërsa bartësit e projekteve duhet të sigurojnë pjesëmarrje financiare në lartësi prej 30 përqind nga vlera e donacionit të kërkuar.

Siç është theksuar, mjetet e pakthyeshme nuk do të ndahen në të holla, por në vlerën e miratuar do të sigurohen paisje apo shërbimet e ofruara të cilat duhet të kontribuojnë në rritjen e produktivitetit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zgjërimin e tregut.

Parakusht për financimin e projekteve është gadishmëria e aplikuesve të realizojnë aktivitetet e afarizmit përgjegjës shoqëror.

„Presim që përfaqësuesit e sektorit privat të mendojnë dhe realizojnë aktivitetet më të cilat përkrahin bashkësinë, siç është ofrimi i përkrahjes për organizatat lokale, organizimi i punëve publike apo pjesëmarrja në aksionet humanitare”, ka deklaruar Olivera Kostiq, udhëheqëse e Sektorit për Konkurencë në kuadër të programit të Progresit Europian.

Në mënyrë që t`i ofroheni kushteve të konkursit, Progresi Europian për aplikantëve potencial në periudhën prej 18 deri 28 prillit 2016, do të mbaj sesionet informative në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, edhe atë në: Vrajë, Leskoc, Knajzhevë, Novi Pazar, Ivanjicë, Prijepole, Bujanoc dhe Nish, thuhet në komunikatë.

Të interesuarit mund të informohen në mënyrë të detajuar për ftesën dhe dokumentacionin për aplikim në ueb faqen e programit të Progresit Europian

http://www.europeanprogres.org/vest/sr/423/Otvoren-konkurs-za-podrsku-mikro-i-malim-preduzecima/

Burimi: Progresi Europian dhe  Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака