29.12.2025.

DRAGISHA PETROVIQ, KRYETAR I RI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS

  • In Lajme
  • 15. January 2015.
  • 38 Views
DRAGISHA PETROVIQ, KRYETAR I RI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS

Medvegjë – Dragisha Petroviq (63), i cili është biznismen dhe këshilltari i GQ “Jabllanica e Epërme”, është kryetar i ri i komunës së Medvegjës. Ai është zgjedhur në senacën e kuvendit lokal në të cilën kanë marrë pjesë tërë kohën edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Petroviq është zgjedhur njëzëri në sencën maratone e cila kishte filluar para dy ditëve. Në seancë kanë marrë pjesë 34 prej 35 këshilltarëve gjithsej sa ishin, ndërsa për të kanë votuar 33 këshilltarë. Petroviq ka thënë se për vete nuk ka votuar.

Deri të zgjedhja e tij ka ardhur për arsye se kandidati i kaluar i “Jabllanicës së Epërme”, Natasha Filliq, është tërhequr nga kandidatura për funksionin e kryetarit, të cilën shumë ashpër e kanë kundërshtuar këshilltarët e partisë opozitare së SNS-it.

„Zgjedhja e Petroviqit është zgjidhje kompromisi, frut i marrëveshjes në mënyrë që të ndalen tensionet”, ka thënë njëri ndër këshilltarët e SNS-it.

Tensionet politike në mes partive serbe në Medvegjë, janë prezente që një kohë të gjatë, ndërsa janë rritur pardje kur Natasha Filliq nuk ka fituar numrin e nevojshëm të votave për funskionin e kryetarit dhe kur më pas grupi nga njëzet medvegjas kanë hyrë në sallën e kuvendit dhe kanë ndërprerë seancën.

Dragisha Petroviq është zgjedhur një muaj e gjysmë pas vdekjes së papritur të Sllobodan Drashkoviqit, kryetarit për një kohë të gjatë të komunës së Medvegjës dhe themeluesit të GQ “Jabllanica e Epërme”.

Në këtë komunë në pushtet janë ky grup dhe Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака