Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje në Televisionin Pink ka folur rreth situatës së sigurisë në jugun e Serbisë dhe temave tjera aktuale. Stankoviq ka theksuar se siguria e qytetarëvë ne jugun e Serbisë nuk është e rrezikuar.
Beograd – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje në Televisionin Pink ka folur rreth situatës së sigurisë në jugun e Serbisë dhe temave tjera aktuale.
Stankoviq ka theksuar se siguria e qytetarëvë ne jugun e Serbisë nuk është e rrezikuar.
„Situata është e sigurtë, nuk ka shenja për asnjë lëvizje turbulente”, shtoi Stankoviq, duke treguar që organet kompetente shtetërore kontrollojnë situatën në jug të Serbisë dhe në bashkëpunim me qeverisjen lokale i zgjidhin problemet.
Ai theksoi se ushtria dhe policia serbe mund të sigurojnë paqën dhe stabilitetin në vend, gjë të cilën edhe e bëjnë.
„Mendoj që të gjitha shenjat e sulmit në veri të Kosovës e Metohisë janë pjellë e deklaratave të tabloideve dhe tabloideve të cilët dëshirojnë ta rrisin tirazhin dhe kështu frikësojnë popullatën. Situata në këtë pjesë të Europës është stabile. Nuk ka frikë nga konfliktet e armatosura në këto territore”, ka deklaruar Stankoviq.
Duke iu referuar kërkesave të individëve për burgosjen e Jonuz Musliut përshkak të deklaratës për bashkangjitje të Shqipërisë dhe Kosovës e Metohisë, Stankoviq ka parashtruar pyetjen se çka do të fitohet me burgosjen e ndonjë personit përshkak të asaj që ka thënë.
„Nëse egziston bazë ligjore për burgosjen e tij, atëherë këtë e bëjnë organet shtetërore, ndërsa jo individët të cilët në shfaqjet e tyre ditore tregojnë forcën e cila mund t`i sjellë deri tek pasojat e padëshiruara”, tha Stankoviq.
Burimi: TV Pink dhe Trupi Koordinues











