Beograd – Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ishte mysafir në radio emisionin “Svet sa Sputnjikom”, në të cilën bisedoi rreth prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupit Koordinues…

Beograd – Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ishte mysafir në radio emisionin “Svet sa Sputnjikom”, në të cilën bisedoi rreth prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupit Koordinues, rreth situatës politike në këto tri komuna multientnike, si dhe rreth hapjes se vendkalimit Kamenicë e Kosovës – Medvegjë dhe Llojan – Miratoc.
Stankoviq ka theksuar se është më e rëndësishme që në territorin e këtyre komunave të mbizotrojë paqja, të mos ketë konflikte në mes njerëzve të nacionaliteteve të ndryshme dhe se qytetarët e këtyre komunave të shoqërohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë të mirë.
Ai mendon se janë dominante çështjet politike të cilat Qeveria e Republikës së Serbisë, organet kompetente shtetërore dhe vetqeverisjes lokale të cilat i kanë shikuar, si dhe problemet ekonomike me të cilat rrethomi dhe për të cilën zgjidhje jemi të gjithë të interesuar. Stankoviq ka theksuar se në vitin 2013, është arritur marrëveshja në mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve nga jugu i Serbisë rreth shtatë pikave, por se shqiptarët ato bisedime i kanë ndërprerë në atë moment kur kanë menduar se ndarja territoriale e gjukatave dhe prokurorive kompetente nuk është në përputhje me atë se çka kanë kërkuar, duke shtuar se pritet formimi i Qeverisë së re të Republikës së Serbisë për realizimin e dinamikave të aktiviteteve të cilat i përkasin shtatë pikave të cekura. Ai ka theksuar se vitin e kaluar kryeministri Vuçiq, dy herë ka vizituar komunën e Bujanocit dhe Preshevës, si dhe se në këto komuna kanë qëndruar gati të gjithë ministrant e Qeverisë së Serbisë, të cilët janë njoftuar me problematikat e jugut të Serbisë.
Kryetari i Trupit Koordinues ka folur edhe për planet të cilat i përkasin kthimit të personave të zhvendosur nga territori i tri komunave, të cilat janë përputhje me Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Stankoviq ka thënë se Trupi Koordinues ka insistuar në hapjen e kalimit Kamenicë e Kosovës – Medvegjë, të cilën e ka inicuar vetqeverisja lokale e komunës së Medvegjës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, sepse eksportuesve të mallit serb në Kosovë dhe Metohi në këtë mënyrë i shkurtohet rruga për 80 deri 100 kilometra, si dhe atyrëve të cilët nga dy anët e kufirit dëshirojnë që ta punojnë tokën. Ai ka thënë se Trupi Koordinues ka insistuar edhe në hapjen e vendkalimit të vogël kufitar Miratoc – Llojan, i cili gjendet në kufirin me Serbinë dhe Maqedoninë, në mënyrë që të shkurtohet rruga e banorëve nga të dy vendet, të cilët nga ana tjetër e vendkalimit kanë familjarë të cilët i vizitojnë apo tokën të cilën e punojnë. Stankoviq ka përfunduar duke thënë se Republika e Maqedonisë nuk ka përmbushur obligimin e vet sa i përket këtij vendkalimi, ndërsa Republika e Serbisë është e gatshme për hapjen e sa më shumë vendkalimeve, sepse në këtë mënyrë zvogëlohen tensionet.
Në pyetjen e gazetarit të emisionit se a mund situata nga Kosova dhe Metohia mund të kopjohet dhe të përdoret në preventimin e situatës së ngjajshme në jugun e Serbisë, Stankoviq është përgjigjur se nuk mund të bëhet paralele në mes Kosovës dhe Metohisë dhe komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi, sepse qytetarët e këtyre tri komunave e kanë të zgjidhur statusin dhe drejtat e pakicave kombëtare në kuadër të ligjeve të Republikës së Serbisë. Ai shtoi se nuk ka arsye që shqiptarët nga këto tri komuna të bëhen pjesë e bisedimeve në Bruksel, gjë të cilën e ka vërtetuar edhe bashkësia ndërkombëtare.
Burimi: “Svet sa Sputnjikom” dhe Trupi Koordinues











