Beograd, Preshevë – Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq, ka sjellur vendim rreth shpalljes së zgjedhjeve për këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Preshevës për 24 dhjetor. Vendimin e ka sjellur në bazë të Ligjit mbi Zgjedhjet Lokale dhe Ligjit mbi Vetqeverisjen Lokale.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve në këtë vetqeverisje hyn në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare”, kur edhe fillon afatet për realizimin e fushatës zgjedhore, thuhet në kumtesën e Parlamentit.
Zgjedhjet në Preshevë do të jenë në kompetencë të organit për organizimin e zgjedhjeve në bazë të dispozitave të Ligjit mbi Vetqeverisjes Lokale.
Kuvendi i komunës së Preshevës është shpërnda më 8 shtator të këtij viti, ndërsa në krye të komunës është emëruar Këshilli i Përkohshëm të cilin e udhëheq Shqiprim Arifi.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues