02.01.2026.

VULIN: MARDHËNIA E QYTETEVARË DHE QEVERISË SË SERBISË NDAJ EMIGRANTËVË KONTRIBUON NË RRITJEN E REPUTACIONIT TË VENDIT

  • In Lajme
  • 9. February 2017.
  • 44 Views
VULIN: MARDHËNIA E QYTETEVARË DHE QEVERISË SË SERBISË NDAJ EMIGRANTËVË KONTRIBUON NË RRITJEN E REPUTACIONIT TË VENDIT

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandër Vulin, ka dekluar se gjatë vizitës së djeshme në Preshevë, qytetarët dhe Qeveria e Serbisë me sjelljen e tyre ndaj emigrantëve kanë kontribuar rritjes së reputacionit të vendit tonë në botë.

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandër Vulin, ka dekluar se gjatë vizitës së djeshme në Preshevë, qytetarët dhe Qeveria e Serbisë me sjelljen e tyre ndaj emigrantëve kanë kontribuar rritjes së reputacionit të vendit tonë në botë.

Vulini me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore Gjermane KFË, përmes se cilës Qeveria Gjermaninë ka donuar 5,4 milon euro për komunat e rrezikura nga kriza e emigrantëve, ka vizituar Qendrën për Pranim dhe shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi”, ku me të hollat nga donacioni është renovuar salla e edukatës fizike. 

Sipas Vulinit, banorët e Serbisë kanë treguar fytyrën më të mirë të vendit: “Reputacioni ynë në botë është përmirësuar në mënyrë të konsiderushme, duke iu faleminderuar sjelljes sonë gjatë krizës së emigrantëve, dhe këtë gjë e ka njohur edhe Qeveria e Gjermanisë e cila na ndihmonë”.

Qeveria e Gjermanisë përmes Bankës Zhvillimore Gjermane KFË, për 14 komunat të cilat janë prekur nga kriza e emigrantëve ka donuar 5,4 milionë euro për renovimin e shkollave, çerdheve, institucioneve shëndetësore dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Drejtori i gjeneral i KFË-ës për Europë dhe Azi, Roland Ziler, ka shprehur kënaqësinë për kushtet në të cilat qëndrojnë emigrantët në Preshevë.

„Ky është projekti i ri dhe kemi filluar ta realizojmë në nëntor të vitit të kaluar. Idea është që të përkrahen komunat të cilat janë prekur nga kriza e emigrantëve dhe të cilat pranojnë emigrant. Njerëzit të cilët janë të gatshëm që të ndajnë bujarinë me emigrantët duhet të fitojnë përkrahjen dhe faleminderimin e Gjermanisë”, tha Ziler.

Gjermania për renovimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka dhuruar 50.000 euro.

„Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të përkrahim këto projekte në mënyrë që të përmirësohen kushtet në shkollë. Faleminderimi i takon Qeverisë së Gjermnaisë dhe Ministrisë për Punë dhe Punësim, të cilët ishin partner i ynë dhe të cilët na ndihmojnë ta menaxhojmë kampin dhe të vijmë deri tek këto fonde”, tha kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë, ka 1.500 nxënës dhe 50 vite nuk është renovuar.

Burimi: Tanjug dhe Trupit Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака