Nish – Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama janë takuar në Nish me përfaqësuesit e shqiptarëve të jugut të Serbisë me të cilët kanë biseduar rreth përmirësimit të jetesës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Nish – Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama janë takuar në Nish me përfaqësuesit e shqiptarëve të jugut të Serbisë me të cilët kanë biseduar rreth përmirësimit të jetesës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në takim kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi, deputeti në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, si edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pas bisedës ka deklaruar se deri më tani egziston shpresë për zgjidhjen e probleme të tyre, si edhe është hera parë që është arritur marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Ai shtoi se kryeministri Vuçiq ka premtuar se Qeveria e Republikës së Serbisë, do të ndihmoj me 100.000 euro renovimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, si edhe se ky projekt do ta ndihmoj me 50.000 euro ambasada e Gjermanisë në Beograd.
Arifi ka thënë se në ky si edhe në forumi ekonomik në Nish, shumë janë të rëndësishem sepse shqiptarëve nga jugu i Serbisë shpresojnë që të jenë urë në mes ekonomive të Serbisë dhe Shqiprisë.
„Për neve është e rëndësishme që të përfshihemi në rrjedhat ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, sepse jemi ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, dhe mendojmë që duhet të kemi këso takime”, ka thënë Arifi, i cili mendon se edhe ata duhet të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues











