31.12.2025.

VIZITA INSPIRATIVE NË QENDRËN ZHVILLIMORE TË KOMPANISË MICROSOFT NË SERBI

  • In Lajme
  • 2. December 2015.
  • 33 Views
VIZITA INSPIRATIVE NË QENDRËN ZHVILLIMORE TË KOMPANISË MICROSOFT NË SERBI

Beograd – Në kuadër të projektit “Punësimi i grave të reja në sektorin IT”, i cili ka filluar me idenë që gratë e reja nga mjediset e pazhvilluara të fitojnë mundësinë që me përshtatjen e njohurive të tyre të tregut të punës të krijojnë mundësi…

Beograd – Në kuadër të projektit “Punësimi i grave të reja në sektorin IT”, i cili ka filluar me idenë që gratë e reja nga mjediset e pazhvilluara të fitojnë mundësinë që me përshtatjen e njohurive të tyre të tregut të punës të krijojnë mundësi për biznese të reje ose hapjen e bizneseve personale në industrinë me prespektivë të IT-isë, 30 gra të reja nga Bujanoci gjatë vizitës studimore në Beograd kanë fituar mundësinë e posaçme që të vizitojnë Qendrën Zhvillimore të kompanisë Microsoft.

Pas vizitës së Qendrës Zhvillimore, pjesëmarrësit e projektit kanë biseduar me inxhinjeret për temat e zhvillimit personal, avansimit dhe fitimit të infromacioneve mbi punën e Qendrës Zhvillimore, e cila është e vetme nga ky lloj në Ballkan. Iu janë paraqitur edhe programet të cilat përdoren për Start-up-e dhe mundësitë të cilat këto programe i krijojnë.

Microsoft krijon programe dhe përkrah projektet detyrë e të cilëve është rimëkëmbja e bashkësisë në nivelin global, përmes zbatimit të paisjes ICT. Fushat në të cilat kjo mbështetje është më produktive janë arsimimi i të rinjëve dhe organizatave të sektorit civil të cilat punojnë në aspekte të ndryshme të zhvillimit të tyre. Dy kësisoj programe globale realizohen në Serbi -“Youth Spark“ dhe “Technology for Good Initiatives”.

Në pjesën e dytë të vizitës, përmes ndihmës së mentorit, të gjitha pjesëmarrëset e projektit kanë pasur mundësinë që menjëherë të krijojnë ueb faqen e vet. Në dhuratë kanë marrë “çelësin”, i cili do t’i shërbej për 12 muaj që falas të përdorin programin Microsoft Azure, program i cili do t’i ndihmojë në punë dhe në formimin e pozicioneve të veta në tregun tonë dhe atë global të IT-isë.

Burimi: Resurs Qendra dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака