Bujanoc – „Burimi i ri i ujit termo-mineral, i cili është paraqitur më 21 dhjetor 2017, në sipërfaqen e fabrikës “Gumoplastika”, në qendër të Bujanocit, nuk paraqet asnjë rrezik për banorët dhe rrethinën.
Bujanoc – „Burimi i ri i ujit termo-mineral, i cili është paraqitur më 21 dhjetor 2017, në sipërfaqen e fabrikës “Gumoplastika”, në qendër të Bujanocit, nuk paraqet asnjë rrezik për banorët dhe rrethinën. Bëhet fjalë për ujin mineral të karbonizuar i cili rrjedhë 180-200 metra në thellësi”, ka deklaruar Stojança Arsiq, zëdhënësi i kryetarit të komunës së Bujanocit dhe zëdhënsi i komandantit të Shtabit Emergjent për Situata të Jashtëzakonshme.
„Në bazë të analizave të bërë deri më tani, mund të thuhet se përbërja kimike e ujit është identike si në “Bivod”, “Heba” dhe “Banjë të Bujanocit”, sepse rrjedhë nga kolektori i njejtë. Në mënyrë që deri në fund të hulumtimi të përfundohet duhet të bëhen shpuarje në këtë thellësi”, tha Arsiq.
Analiza e mostrave nga burimi i ri i ujrave termo-mineral, niveli i të cilës është momentalisht i rritur, e ka bërë Enti për Shëndet Publik në Vrajë.
Kryetari i komunës së Bujanocit dhe komandanti i Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, Shaip Kamberi, tha se deri më tani nuk është e njohur se kush do t`i financoj hulumtimet e punëve në “Gumoplastikë”, në tokën e së cilës gjendet burimi.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











