02.01.2026.

UJI HYN NË DEPOTË E KRYQIT TË KUQ

  • In Lajme
  • 14. November 2016.
  • 40 Views
UJI HYN NË DEPOTË E KRYQIT TË KUQ

Bujanoc – Përveç problemeve të mëdha të cilat iu janë shkaktuar banorëve të vendbanimeve të qytetit të Bujanocit, të reshurat e mëdha kanë rrezikuara edhe punën e Kryqit të Kuq në këtë komunë. Sasia e madhe e ujit nga oborri i shkollës fillore “Branko Radiçeviq” ka hyrë në depot dhe ka rrezikuar mallin i cili ndodhet aty.

Bujanoc – Përveç problemeve të mëdha të cilat iu janë shkaktuar banorëve të vendbanimeve të qytetit të Bujanocit, të reshurat e mëdha kanë rrezikuara edhe punën e Kryqit të Kuq në këtë komunë. Sasia e madhe e ujit nga oborri i shkollës fillore “Branko Radiçeviq” ka hyrë në depot dhe ka rrezikuar mallin i cili ndodhet aty.

„Bëhet fjalë për mallin e dedikuar për banorët përdorues të ndihmës socilae në komunë. Bëhet fjalër për 140.000 shuajtje për pesë muajt e ardhshëm. Me hyrjen e ujit në depo, janë rrezikuar 100 tonë miell, sheqer, kripë dhe sende tjera për përgaditjen e ushqimit për të cilin shteti ka ndarë 9,7 milionë dinarë. Tash egziston rreziku që gjithë kjo të shkatërrohet. Pothuajse të gjithë punëtorët janë të angazhuar në parandalimin e depërtimit të mëtejshëm të ujit në depotë”, thotë sekretari i Kryqit të Kuq në Bujanoc, Bratisllav Lazareviq. 

Ai shtoi se pret ardhjen e kamionieve me dhe me të cilën do të tentohet zgjidhja e problemit në oborrin e shkollës. Nëse kjo nuk ka sukses, 1.200 përdorues të kuzhinës popullore do të mbesin pa ushqim.

„Ky është moment shumë i vështirë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që problem të zgjidhet pa dëme. Shpresojmë që ta kalojmë këtë fatkeqësi deri në pranverë, kur definitivisht do të sanohet problemi në oborrin e shkollës, kur edhe gjendet problemi. Është mbajtur Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme. Është tentuar zgjidhja e problemit me mekanizim, megjithatë përshkak të mosqasjes në terren tentimi ka qenë i pasuksesshëm. Presim ndihmën komunale. Të holla nuk kemi, ndërsa për këtë intervenim janë të nevojshme 100.000 deri 120.000 dinarë. Presim ndihmë”, tha Llazareviq.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka