Medvegjë, Leban – Në Leban kanë filluar punimet në përfundimin e Qendrës për Dializë pranë Shtëpisë së Shëndetit, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të sëmuarit e veshkëve jo vetëm nga kjo komunë, por edhe nga komunat fqinje Medvegjë dhe Bojnik.
Medvegjë, Leban – Në Leban kanë filluar punimet në përfundimin e Qendrës për Dializë pranë Shtëpisë së Shëndetit, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të sëmuarit e veshkëve jo vetëm nga kjo komunë, por edhe nga komunat fqinje Medvegjë dhe Bojnik.
Me realizimin e këtij projekti, për të cilin UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit zhvillimor të Progresit Europian, kanë ndarë pesë milionë dinarë, ndërsa komuna e Lebanit ka ndarë po edhe aq mjete, do të kryhen të gjitha punimet ndërtimore, si edhe instalimi elektrik, ventilimi dhe klimatizimi i hapësirave.
„Pacientët tanë nuk do të duhen më të shkojnë në Leskoc për dializë, sepse trajtimi i nevojshëm medicinal do t`i kryhet edhe në Leban, ndërsa njëkohësisht do të funksionojë automjetet sanitare të cilat janë të nevojshme për intervenime të tjera”, tha Vojin Trajkoviq, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Leban.
Shtëpia e shëndetit, përmes ndihmës së UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, ka fituar edhe pjesën e pajisjeve medicinale për Qendrën e ardhshme për Dializë, e cila përfshinë defibrilatorin, EKG aparatin, monitorin për pacienta, tetë shtretër dhe një sterelizator të thatë, ndërsa dy mjek dhe tetë motra medicinale do të kalojnë trajnimet e nevojshme.
Siç është paraparë, punimet do të duhej të përfundojnë në afat prej tre muaj, ndërsa realizuesi i punimeve është firma ndërtimore “Invest Produkt” nga Lebani, e cila është zgjedhur në procedurën e prokurorimit publik.
Burimi: Jugmedia dhe Trupit Koordinues











