20.05.2026.

TRUPIT KOORDINUES I ËSHTË NDARË MIRËNJOHJE ME RASTIN E DITËS SË KOMUNËS SË MEDVEGJËS

  • In Lajme
  • 20. May 2026.
  • 10 Views
TRUPIT KOORDINUES I ËSHTË NDARË MIRËNJOHJE ME RASTIN E DITËS SË KOMUNËS SË MEDVEGJËS

Me rastin e shënimit të Ditës së komunës së Medvegjës, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë iu nda një mirënjohje si vlerësim për kontributin në zhvillimin e komunës, mbështetjen në realizimin e projekteve të shumta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me vetëqeverisjen lokale.

Mirënjohjen, në emër të Trupit Koordinues, e pranoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, gjatë programit solemn të organizuar me rastin e Ditës së komunës.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nenad Mitrović tha se Medvegja është shembull i një komune multietnike ku është ruajtur maksimalisht stabiliteti i sigurisë dhe ai politik, gjë që përbën një parakusht të rëndësishëm për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe përparim të përgjithshëm të komunitetit lokal.

“Mirënjohja që ia keni ndarë Trupit Koordinues ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne. Është e qartë se qytetarët e komunës së Medvegjës dhe udhëheqja komunale na kanë njohur si partner gjatë gjithë këtyre viteve. Është një nder i madh për ne që ta pranojmë këtë mirënjohje në vitin jubilar të 25-vjetorit të ekzistencës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe kjo është hera e parë që Trupi Koordinues merr një vlerësim kaq të lartë”, tha Mitrović.

Ai shtoi se Trupi Koordinues mbetet partner i besueshëm për komunën e Medvegjës dhe të gjithë qytetarët e saj, duke theksuar se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë mbështetja për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e standardit jetësor, zhvillimin e infrastrukturës, krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe përparimin e përgjithshëm të kësaj zone.

Në solemnitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, vetëqeverisjes lokale, institucioneve publike, jetës ekonomike dhe shoqërore, si dhe shumë qytetarë.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit