Bujanoc – Pronarëve të 15 firmave të vogla dhe të mesme nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët kanë marrë pjesë në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues, do t`iu ndahen 40 milion dinarë mjete të pakthyeshme në mënyrë që të nxitet zhvillimi i mëtutjeshëm dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, atyrëve iu janë dorëzuar kontratat, ndërsa subvensionet i kanë marrë 8 firma nga Bujanocit, 6 nga Presheva dhe një kompani nga Medvegja.
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues ka thënë se ndarja e mjeteve të pakthyeshme për pesë vite rradhazi është tregues i investimit në zhvillimin ekonomik për këto tri komuna. Ai shtoi se mjetet e përgjithshme të ndara në këtë periudhë janë më shumë se 2 milionë euro.
„Për ne është prioritet punësimi i numrit sa më të madh të njerëzve. Deri më tani janë punësuar më shumë se 200 persona në firmat në të cilat janë ndarë mjetet e pakthyeshme, ndërsa në këtë drejtim duhet të shkohet edhe në periudhën e ardhshme. Sa i përket kontrollit të harxhimit të rregullt të mjeteve të ndara, patjetër duhet të theksoj se kjo kontrollë është parmanente”, tha Stankoviq.
Në këtë takim kanë marrë pjese edhe kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shqiprim Arifi, Shaip Kamberi dhe Nebojsha Arsiq. Ata iu janë drejtuar përfaqësuesve të firmave të cilat kanë marrë subvensionet dhe kanë theksuar se ky kujdes i shtetit është shumë i rëndësishëm për këto tri komunat e jugut të Serbisë. Ata kanë ftuar sipërmarrësit nga komunat e tyre që më aktivisht të përfshihen dhe të marrin pjesë në konkurset e ministrive dhe fondeve tjera.
Burimi: Trupi Koordinues