Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Siç kërkohet me ligj, tekstet shkollore do t’i dhurohen shkollarëve të rrezikuar socialisht, ndërsa në bazë të vendimit Qeveria e Republikës së Serbisë, edhe fëmijët me pengesa në zhvillim.

Tekstet falas shkollore për rreth 86.000 nxënës të shkollës fillore prej klasës së parë deri në tetën dërgohen nëpër shkolla. Distribuimi i tyre vetëm se ka filluar. Kompletet e librave shkollore të cilat shteti i dhuron do të arrijnë para se nxënësit të fillojnë mësimin më 1 shtator.
„Në përputhje me Strategjinë për Inkurajimin e Lindjeve, për herë të parë këtë vit secili i treti fëmijë dhe fëmijë i ardhshëm në familje do të fitoj tekste shkollore – ndërsa kjo do të jetë 35.657 nxënës të shkollave fillore në vitin e ardhshëm shkollor“, tha Vesna Nedelkoviq, ndihmësa e ministrit të arsimit për arsimim parashkollor dhe fillor.
Megjithatë, në mënyrë që familjet me më shumë se dy fëmijë të krijojnë të drejtë që nxënësit e shkollave fillore të marrin libra nga shteti, të gjithë të vegjëlit në shtëpi duhet në jenë në sistemin arsimor.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues