Medvegjë – Me rastin e manifestimit të Javës së Fëmijëve, e cila çdo vit mbahet në javën e parë të tetorit, fëmijët nga çerdhja e IP “Rinia” në Medvegjë me edukatoret e tyre kanë vizituar institucionet publike, për t`u njoftuar me punën në këto institucione.

Kanë qenë mysafirë të Radio Medvegjës, postës, admnistratës policore dhe bibliotekës së komunës, në të cilën si dhuratë kanë marrë kartelat e anëtarësimit me të cilat mund për një vit t`i shfrytëzojnë librat dhe të kënaqen duke i lexuar. Parashkollorët kanë vizituar edhe kryetarin e komunës së Medvegjës në kabinetin e tij. Pë rata në Sallën e Kuvendit është organizuar mirëseardhja me pakot e ëmbla të përshtatshme. Maskarada tradicionale është paraparë për fund të javës, ndërsa shkollarët aftësitë e tyre në maskim i kanë treguar një ditë më herët.
Java e fëmijëve është mundësi që përmes aktiviteteve dhe përmbajtjeve të realizohen drejtat e fëmijëve, të rrepektohen invaliditeti i secilit fëmijë dhe nevojat e tyre për lojra dhe krijimtari. Manifestimi i këtij viti do të jetë njëra ndër mundësitë që të realizohet edhe një kusht kualitativ për realizimin e drejtave të fëmijëve në zhvillim të përmbushur me dashuri, mirëkuptim dhe rrespekt, gjë që mund të arrihet me inkurajimin e solidaritetit mes gjeneratava dhe me bashkëpunim.
Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues