02.01.2026.

TAKIM NË BUJANOC DHE PRESHEVË MBI POZITËN DHE BASHKËFINANCIMIN E MEDIAVE LOKALE

  • In Lajme
  • 8. February 2017.
  • 52 Views
TAKIM NË BUJANOC DHE PRESHEVË MBI POZITËN DHE BASHKËFINANCIMIN E MEDIAVE LOKALE

Bujanoc, Preshevë – Në takimet në Preshevë dhe Bujanoc, të cilat i ka organizuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është biseduar rreth pozitës dhe bashkëfinancimit të mediave lokale.

Bujanoc, Preshevë – Në takimet në Preshevë dhe Bujanoc, të cilat i ka organizuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është biseduar rreth pozitës dhe bashkëfinancimit të mediave lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjesë pronarët dhe përfaqësuesit e mediave elektronike dhe të shkruara lokale, internet portalet, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, sekretari shtetëror Nino Brajoviq dhe sekretarja shtetërore Ivana Gjuriq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, Ivan Boshnjak, ndihmësja e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Tamara Millosheviq, përfaqësuesi i koalicionit të mediave Svetozar Rakoviq dhe përfaqësusja e OSBE-së në rolin e vëzhgueses.

Në takim është biseduar rreth konkursve egzistuese, mënyrës së konkurimit dhe përpilimit të projekteve, të cilat siç është thënë më së shpeshti janë jokualitativ, gjë që është edhe arsye e rrefuzimit të tyre nga ana e komisioneve. Më së shumti kohë iu është kushtuar problemeve të cilët i përkasin funksionalizimit normal të mediave lokale, përkatësisht të pozitës materiale të pavarur të tyre. Është theksuar se nga ky buxhet në komunën e Preshevës janë ndarë 11 milionë dhe 700 mijë dinarë, ndërsa në komunën e Bujanocit 7 milionë dinarë, për bashkëfinacimin e mediave.

Nino Brajoviq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, ka thënë se është shfaqur shkallë e lartë e tolerancës dhe mirëkuptimit në mes kolegëve të cilët punojnë në mediat me shumë gjuhë dhe në mjediset multinacionale dhe multikulturore.

„Ajo që në këtë moment ekonomik të vështirë të gazetarëve dhe mediave është pozitive është atmosfera e mirë në mes njerëzve. Kjo më jep shpresë që ky potencial gazetaresk do të mbijetoj në këtë kohë të keqe. Ministria e Kulturës mundohet që nga viti në vit të rrit mjetet për bashkëfinancimin projektues të mediave. Problemet shfaqen për shkakë se bashkësitë lokale, pas ndryshimit të ligjit për media, nuk janë të obliguara të publikojnë konkurse për bashkëfinancimin projektues, as të ndajnë mjete minimale për këto qëllime. Sektori i Informimit pranë Ministrisë së Kutlurës mendon që rregullat duhen të ndryshohen, si edhe të sigurohet minimumi i mjeteve të cilat vetqeverisjet lokale duhen t`i ndajnë për bashkëfinancimin projektues. Duhet t`i rregullojnë afatet kur çdo vit duhen të publikohen konkursi republikan, konkursi i krahinës autonome dhe konkrusi i vetqeverisjeve lokale, si edhe në mënyrë kualitative normativisht të rregullohen puna e komisionit, të cilat duhen të jenë prezentitative dhe kualitative dhe në mënyrë fer të ndahen mjetet e tatimpaguesëve për mediat. Nuk duhet të bisedohet rreth rëndësisë së mediave për zhvillimin e shoqërisë dhe komunitetit lokal. Këtu është rrethanë e mirë sepse kemi shumë portale, televizione në dy gjuhë, por nuk kemi të holla të mjaftueshme në mënyrë që t`i plotësojmë minimumin ndaj këtyre mediave“, tha Brajoviq.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit theksoi se këtë vit do të duhej të jemi të kënaqur me ndarjen e të hollave për mediat në Serbi.

„Shuma është më e madhe në krahasim me vitin e ardhshëm dhe ajo është 263 milionë dinarë. Në vazhdë janë konkursi krahinor dhe lokal. Problemi është se kur krahasojmë me vitin 2011, shohim se vetqeverisjet lokale në vitin 2016, kanë ndarë katër herë më pak të holla se në vitin 2011. Ky është një rezultat i dobët dhe mendoj se për shkak asaj mediat lokale janë në krizë të madhe në historinë e tyre të re. Këtë duhet sa më shpejtë ta përmirësojmë“, theksoi Brajoviq.

Burimi: BuPres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака