02.01.2026.

STEVANOVIQ SIPËRMARRËSVE: NDAJMË GRANTE, KONKURONI

  • In Lajme
  • 17. November 2017.
  • 50 Views
STEVANOVIQ SIPËRMARRËSVE: NDAJMË GRANTE, KONKURONI

Beograd – Sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë Dragan Stevanoviq ka ftuar sipërmarrësit dhe pronarët e firmave mikro, të vogla dhe të mesme, që të paraqiten për programin e mbështetjes së investimeve, në kuadër të të cilit është siguruar më shumë se 242,9 milionë dinarë mjete të pakthyeshme.

Beograd – Sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë Dragan Stevanoviq ka ftuar sipërmarrësit dhe pronarët e firmave mikro, të vogla dhe të mesme, që të paraqiten për programin e mbështetjes së investimeve, në kuadër të të cilit është siguruar më shumë se 242,9 milionë dinarë mjete të pakthyeshme.

Stevanoviq ka deklaruar se programin e realizon Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim, ndërsa fjala është rreth financimeve të kombinuara prej 20 përqind të ivnestimeve përmes mjeteve të pakthyeshme të Ministrisë dhe 80 përqind përmes kredive të favorshme të Fondit.

„Për mjete të pakthyeshme kemi siguruar edhe rreth 243 milionë dinarë”, tha Stevanoviq për Tanjugun.

Ai thotë se efektet janë të dukshme nga ky program zhvillimor të cilin e realizon Ministria e Ekonomisë.

Afati që të interesuarit të paraqiten për mjetet e pakthyeshme përmes Programit të inkurajimin e zhvillimit të sipërmarrësisë përmes përkrahjes së investimeve në ekonomi, më 1 dhjetor 2017, ndërsa sipërmarrësve do t`i jenë në gadishmëri edhe mjetet e paharxhuara të pakthyeshme sipas programit të inkurajimeve përmes projekteve zhvillimore.

Programi mundëson përkrahjen në ndërtimin e kapaciteteve të prodhimeve të reja, rritjen e vlerës dhe formës prodhimit dhe transportit, forcimin e konkurencës së prodhuese dhe punësimit. Të hollat, gjithashtu janë dedikuar përkrahjen me rastin e blerjes, ndërtimit, rindërtimit, rikonstruktuimin, adaptimin, sanimin dhe përkrahjes investuese e prodhimit apo hapësirës biznesore.

Mund të përdoren edhe për blerjen e pajisjeve apo blerjen e pajisjeve, si edhe automjeteve të dorëzuara për transportin e prodhimeve dhe mjeteve të tjera transportuese, të cilat përdoren në prodhim.

Ftesa publike është hapur ndërsa mjetet nga programi nuk harxhohen, më së voni deri më 1 dhjetor. Të gjitha informatat të interesuarit mund t`i marrin në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë (http://privreda.gov.rs/) dhe Fondit për Zhvillim (http://www.fondzarazvoj.gov.rs/) ku mund të merret edhe dokumentacioni i nevojshëm.

Me shpalljen e Ftesës Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme të Ministrisë së Ekonomisë është vazhduar me përkrahjen sistematike të sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve në kuadër të projektit të “Dekada e sipërmarrësisë”.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka