Beograd – "Në atmosferën e fushatës për zgjedhjen e këshillave të pakicave kombëtare, retorika po rritet dhe jepen informacione mbi gjendjen në jug të Serbisë qendrore, të cilat nuk ka asnjë pikëmbështetje në realitet", tha Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Beograd – "Në atmosferën e fushatës për zgjedhjen e këshillave të pakicave kombëtare, retorika po rritet dhe jepen informacione mbi gjendjen në jug të Serbisë qendrore, të cilat nuk ka asnjë pikëmbështetje në realitet", tha Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në një intervistë për "Vecernje Novosti", ai është pyetur se sa këto zgjedhje kanë nxehur atmosferën, tha: "Sigurisht që po”.
"Aktualisht ka rreth 38,000 shqiptarë me të drejtë vote janë në listat zgjedhore dhe ne presim që ata të jenë të regjistruar. Është një dëshirë logjike e pjesëmarrësve që të marrin sa më shumë mbështetje nga pjesëtarët e popullit të tyre, por në këtë fushatë nuk duhet të ketë një atmosferë që do të shqetësojë jetën normale të qytetarëve në ato komuna”, theksoi Stankoviq.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare merr 14 milionë dinarë në vit , ndërsa ekziston edhe mundësia e punësimit në pozita të ndryshme brenda Këshillit Kombëtar.
Në konstatimin për "Novost-in" se shqiptarët ankohen se nuk mund të realizojnë gjithçka të përshkruara me ligj, Stankoviq porositë: "Le të dalin me të dhëna konkrete për atë që Kushtetuta e Serbisë dhe rregulloret mbi pakicat kombëtare lejojnë, ndërsa të cilat nuk i kanë".
I pyetur se përse shqiptarët nga jugu i Serbisë me ngulm drejtohen në drejtim të Prishtinës dhe Tiranës, ai tha se nuk sheh ndonjë arsye të justifikuar për secilin problem, po nëse ka ndonjë, që të zgjidhet diku tjetër, përveç në juridiksionin e autoriteteve kompetente të Serbisë.
Ai tha se nuk ka paralele midis situatës në jug të Serbisë dhe veriut të Kosovës.
"Shqiptarët nga Jugu po gëzojnë të drejta të garantuara, ndërsa rreth Kosovës dhe Metohisë janë duke udhëhequr bisedime në Bruksel," shtoi Stankoviq.
Burimi: Tanjug, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues











